in

Katunde me emrin arbanas ka gjithandej në Gadishullin Ilirik

Avdullah Mehmeti

Shumica e lexuesve shqiptarë, sapo ta dëgjojnë emrin e katundit ARBANAS, sigurisht mendojnë për Arbanasin e Zarës në Kroaci, i cili është më i njohur ndër shqiptarët për shkak të aktiviteteve të dendura kulturore, arsimore, shkencore dhe letrare të banorëve vendës, të njohur si arbëreshët e Zarës, një pjesë e të cilëve jetojnë edhe në qytete të tjera, sidomos në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb. Arbëreshët kanë arritur ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar deri në ditët e sotme dhe kanë lënë gjurmë në lëvizjen kombëtare shqiptare edhe gjatë periudhës më të re, shek. XX.

Por, pak lexues e dinë se katunde me emrin ARBANAS në Gadishullin Ilirik ka së paku edhe tre të tjerë: në Bullgari, Rumani, Bosnje e Hercegovinë etj., banorët e të cilëve historikisht kanë qenë shqiptarë, pjesë e pandarë e botës shqiptare në rrjedhat e historisë.Secili nga këto katunde ka historinë e tij, e cila duhet të studiohet nga brezat e sotëm e të ardhshëm, për çështje të gjuhës, etnografisë, traditave kulturore e fetare dhe të historisë, sidomos për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e urave të miqësisë mes shqiptarëve dhe popujve të tjerë në këto shtete ku jetojnë edhe shqiptarët.(26 janar 2022)

Lini një Përgjigje

Prokuroria Speciale në Serbi shantazhe Shaip Kamberit

Kufiri gati i vdekur Kosove-Shqipëri si në kohën e Enver Hoxhës e Titos