in

Erdogani e dënoi gazetaren Kabash para se të vendos gjyqi

Erdogani merret personalisht me gazetaren Kabash: Më ofendoi, do të ndëshkohet.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka premtuar se gazetarja e njohur televizive nuk do të kalojë e pandëshkuar, pasi u arrestua nën dyshimin për fyerje. Fjala e tij natyrisht se është ligj për prokurorinë dhe për gjyqet, që nuk janë të pavarura. 

Policia e ndaloi gazetaren Sedef Kabash në shtëpinë e saj në orën 2,00 të mëngjesit të shtunën, vetëm disa orë pasi ajo i tha komentet publikisht dhe i publikoi në Tëitter për 900.000 ndjekësit e saj, shkruan The Guardian.

Fyerja e pretenduar ishte një proverbë, që në gjuhën shqipe përkthehet kështu: “Kur kau vjen në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet shtallë.”

“Kjo fyerje nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është detyra jonë për ta mbrojtur respektimin e funksionit tim, të presidencës. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e shprehjes”, tha presidenti turk në një intervistë të transmetuar në televizionin privat, NTV.

Ai e kritikoi sugjerimin e Partisë Popullore Republikane në opozitë që kriimi i fyerjes ndaj presidentit, për të cilin njerëzit mund të dënohen me një deri në katër vite burgim, të shfuqizohet.

Shoqata e gazetarëve turq e ka quajtur arrestimin e Kabashit “sulm serioz ndaj lirisë së shprehjes”.

Grupet për të drejtat e njeriut rregullisht e akuzojnë Turqinë për minimin e lirisë së shtypit duke arrestuar gazetarë dhe duke mbyllur mediume që e kritikojnë pushtetin, sidomos nga korriku i vitit 2016 e tutje, kur Erdogani i kishte mbijetuar një puçi.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” e ka radhitur Turqinë në vendin e 153-të në listën me 180 shtete sa i përket indeksit të lirisë së medieve për vitin 2021.

Lini një Përgjigje

A e refuzoi Qeveria e Kosovës gazsjellësin?

Prokuroria Speciale në Serbi shantazhe Shaip Kamberit