Ariana Nazmi Lukaj
Sot, 11-të vite buzëqeshja t’u ngri në buzë, sytë t’u mbyllen dhe kur të përqafova për herë të fundit ishe më i i ftohtë se janari me acarin e tij. Janari i ftohtë i shoqëruar me acarin e tij të grabiti shumë heret nga ne, një javë para se të festoje datëlindjen e 44-të.
Janari i këtij viti është dyfish më i ftohtë për ne, sepse tani afër vetes e ke Babën tënd u takuat përsëri në botën e përtejme dhe do të kujdeseni për njëri-tjetrin, por ne të tjerëve na keni lënë përgjithmonë të pikëlluar.
Në këtë botë nuk arritëm t’i jetojmë dhe përjetojmë gëzimet dhe sukseset tona së bashku, prandaj je frymëzim i fuqishëm, i përjetshëm për mua.