in

Pse u përkujtua masivisht Rugova në datë vdekjen e tij fizike dhe kujt po i pengon kjo?

Shkruan: Mevi Rafuna

Dje pashë një reagim masiv në datë vdekjen fizike të Presidentit Rugova.Kjo vjen si pasojë se shumica e shqiptarëve të Kosovës por edhe jashtë saj, jetojnë me vizionin dhe idetë iluministe që Rugova la pas.

Poashtu, ky reagim masiv shprehë zhgënjimin e shqiptarëve të Kosovës por edhe jashtë saj, me kastën politike e cila nuk i përmbushi sado pak pritshmëritë, por devijuan linjën e shtetndërtimit të Kosovës.

Një pjesë e atyre që fyejnë Rugovën dhe sa ishte gjallë ja nxinë jetën, këtë nuk e bënë vetëm ndaj tij por ndaj gjithë shqiptarëve të ndershëm të cilët besuan se në atdheun e tyre mund të jetojnë pa rrena, pa mashtrime, pa komplote, pa qenë të korruptuar, pa vjedhur dhe shkatërruar pronën publike.

Sepse disa menduan që veç se do ta ndryshojnë “historinë” do ta marrin edhe rolin e zotit dhe gjithçka do filloj e mbarojë me ta!

Lini një Përgjigje

Të jesh "rugovist"?I

Epilogu i rastit Pronto, dëshmi e dështimit të planifikuar nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor