in

Në Tiranë gjendet memoriali i luftëtarëve serbë që vranë shqiptarë, por nuk gjendet memoriali i Rugovës

Nexhat Haziri

Ibrahim Rugova, që shndërruar  në frymëzim për demokraci dhe emancipim shoqëror pro-perëndimor për shtresën intelektuale dhe rininë studentore në Shqipëri, sot në Tiranë, në kryeqytetin e shtetit shqiptar, nuk ka një shesh me emrin e tij e as shtatore që për vite po e ndalojnë vendosjen e saj t‘bite e komunistëve t‘kohës së PKSH. 

Si duket as partizanët e ri te ish-diktatorit Hoxha, nuk po mund t‘ia falin Rugovës që si i vetmi personalitet shqiptar nuk ua nderoi babain ideologjik, monstrumin Enver Hoxhen. PARADOXALE. Në Tiranë, mund të gjeshë edhe memorial kushtuar ushtarëve turq të rënë si mbrojtes të presidentit aktual të Turqisë, neo-sulltanit Erdogan gjatë grushtetit ndaj tij ne vitin 2016.

 Dhe faqja e zezë, nuk përfundon këtu, e as nuk nisë. Në Sharrë, pjesë e Tiranës gjendet Memoriali i luftetarëve serb të rënë gjatë luftës së parë ballkanike (1912-1913) në tentimin e tyre për ta pushtuar portin e Durrësit. Sipas historianëve, gjatë marshimit të ushtrisë serbe për ta pushtuar Durrësin, kishin masakruar mijëra shqiptarë në Kosovë dhe në krahinën e Lumës. (N.H)

Lini një Përgjigje

Raportet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve s’janë vëllazërore

SHembet kisha 700 vjeçare në Shqipëri!