in

Ambasadorit Jeffrey Hovenier miku i dëshmuar i Kosovës

Emërimi pikërisht i ambasadorit Jeffrey Hovenier, një njohësi dhe miku të dëshmuar të Kosovës, mund të kuptohet si një mesazh i fuqishëm i Presidentit Biden drejtuar qytetarëve të vendit tonë. Sot pata kënaqësinë dhe privilegjin e madh t’i shpreh mirëseardhjen në ditën e tij të parë zyrtare si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Hovenier ka një përvojë të pasur në rajonin tonë. Si pjesë e delegacionit amerikan në Rambuje, ambasadori Hovenier i përket asaj plejade të politikanëve dhe diplomatëve amerikanë, të cilët në orët më të vështira ndihmuan në shpëtimin e Kosovës dhe trasimin e lirisë dhe pavarësisë së saj. Kurrë nuk do ta harrojmë këtë kontribut, ashtu si edhe Amerika nuk na harroi asnjëherë.Ambasadori Hovenier, mirësevjen në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Me paraqitje propaganduese klani Gjokoviq më në fund ka ekspozuar veten

Ngrica dhe reshje bore