Një 22 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë më 1 janar rreth orës 01:20 pas mesnatës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Londër.
Sipas raportimit të BBC-së viktima është Fatjon Oruci.
Nga raporti i autopsisë zbulohet se 22-vjeçari shqiptar ishte rrahur dhe qëlluar disa herë me thikë nga të dyshuarit.
Policia britanike në lidhje me rastin i ka arrestuar dy persona nga Londra një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare.
Ata janë marrë në pyetje dhe autoritetet po vazhdojnë me hetimin e ngjarjes.
Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen.


