in

Spekulimet serbe për shpërnguljen "e madhe nga Kosova"

Në 100 vitet e fundit, historiografia serbe ka spekuluar me “shpërnguljen e madhe të serbëve nga Kosova”. Sipas tyre, pas luftërave austro-osmane(1689), një pjesë e popullsisë serbe që mbajti anën e Austrisë, është tërhequr në veri dhe vendin e saj e kanë zënë “shqiptarët e ardhur nga viset e brendshme të Shqipërisë Veriore”. Të gjitha këto burime nuk mbështeten mbi dokumente historike të asaj kohe, por mbi gojëdhëna(mite) të sajuara nga vetë serbët.Për ta rrëzuar krejtësisht poshtë këtë tezë, më duhet të rendis disa argumente të dokumentuara:

1.Historiani kroat, Milan Shuflay, pohon se: “vendosja e sllavëve kishte rënë mbi popullin shqiptar si sëpatë që i kishte prerë në veri e jug disa degë të trungut”.

2.Kodi i ligjeve të Stefan Dushanit përmend shqiptarët: “arbanasit, banorë në këto troje”.

3.Praninë e shqiptarëve në Kosovë e vërteton antroponomia shqip në dokumentet kishtare dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Kosovës(1389).

4.Dokumentacioni historik pas pushtimit osman të Kosovës, më 1455, pohon se trevat e Dukagjinit dhe Kosovës, banoheshin nga popullsia shqiptare, kurse serbët e ardhur si kolonistë, përbënin pakicë të parëndësishme.

5.Më 1 prill 1690, në dokumentet austriake të gjeneralit Marsigli, dëshmohet se “Prizreni ishte kryeqytet i Shqipërisë”, se “Peja dhe Shkupi përfshiheshin në Shqipëri” dhe se “në viset e Kosovës flitej shqip”.Përveç fakteve të lartëpërmendura, për ironi, po ua demantoj tezën e dobët me vetë denarin e tyre. Në 100 denarshin e Maqedonisë, me shkronja shumë të imta shkruan “СКОПЈЕ ГРАВУРА ОД 1594 ГОД, ПРОЗОРЕЦ ОД АЛБАНСКА КУЌА”.Përkthim: SHKUP GRAVURA E VITIT 1594, DRITARE E NJË SHTËPIE SHQIPTARE!Dritarja që shihni në mes është e shtëpisë së familjes shqiptare Erebara nga Dibra!Gjergj Fishta ka thënë: “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë“.Këshillë: Kur të gënjeni, duhet t’i mbani mend gënjeshtrat.

Do më për Belulin?  (Arbërorët e Maqedonisë)

Lini një Përgjigje

"Shqiptarët ishin popull paqësor" – është gënjeshtra më e madhe e shekullit.

Filmat e vjetër shqiptar që duhet t’i shohë secili