in

Shkodra po kalbet

Stefan Çapaliku

Shkodra po kalbet. Nga dita në ditë pejsazhi urban, brenda kornizës së ngranë teje, mund të bjerë nga muri i kujtesës e të thyhet copash. Qyteti ka nevojë për investime urgjente që të shpëtojë çfarë mund të shpëtohet nga trashëgimia e vet kulturore. Qyteti ka nevojë për investime urgjente në hartimin e një projekti modern zhvillimi. Teoria dhe praktika e shpalljes armik të një qyteti, që nuk pranon kurrsesi t’ia shplashë kujtesën, duhet të marrë fund.

 E kaluemja nuk mund të blehet nga askush. Por edhe e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke iu frikësue fantazmave të së vjetrës. Dalë prej asaj të kalueme ne luftuem me aq sa mundëm, që të krijonim një shoqni, ku të pranonim tjetrin si të ndryshëm nga vetja, por në respekt të së vertetës.Projekti i hyrjes në Europë deri më tani deshtoi. Ne duhet ta ridizenjojmë projektin se nuk mund të ketë tjetër alternativë veç Europës. Qyteti gjendet në gjendje emergjence, katandisë si ska ma mirë…

Me shpresë se nuk ia prishi njeriu humorin, due t’i them atyne që i kanë dalë për Zot kësaj pune, se, si shkrimtar, nuk mund të rri pa e ba me dije perspektiven time të shikimit, (edhe pse në këtë rast do doja shumë që ta kisha gabim).Përshumvjet Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2022!

Lini një Përgjigje

Dhurata e Papa Pali II për Skënderbeun më 25 dhjetor 1466

Per çka me dal ne proteste te Ronit.