in

KFOR-i paralajmëron hyrjen e një konvoji të batalionit rezervë operacional në Kosovë

KFOR-i ka paralajmëruar se automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë midis 21-26 dhjetorit.

Siç njoftojnë, ato pritet të hyjnë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fusha e Kosovës, gjatë rrugës për në kampin Novo Selo, përcjell Klankosova.tv.

“KFOR-i kërkon nga popullata që t’u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje bëhet e ditur se lëvizja logjistike e këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e paravendosjes së aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës.

“Gjatë vitit të ardhshëm, eshaloni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria, duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in, që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale Hungareze do të drejtojnë automjetet.”

Kurse thuhet se të gjitha lëvizjet do të bëhen me çdo masë paraprake, për të pakësuar ndikimin në trafikun publik.

Lini një Përgjigje

Lira turke në dorë të allahut

Alepo, qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar nga njerëzit!