in

Jusuf Buxhovi: Për vrasësin e lirisë, islamin politik dhe mjegullnajen "akademike"

..Shteti i Kosovës, si investim i madh shekullor i yni dhe i aleatëve tanë, në radhë të parë SHBA-ve, në vend se të shfaqet si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë, duket se po rrezikohet nga vetë klasa politike e vendit?…

J. Buxhovi: Për fat të keq tonin, klasa politike e Kosovës, me ndonjë përjashtimi të vogël, mban përgjegjësi të madhe pse shteti i Kosovës, nuk po ecën si duhet, pra ka mbetur peng i një keqqeverisje të plotë, por të qëllimshme, që po e largon gjithnjë e më shumë nga konceptet mbi të cilat u ndërtua. Kjo klasë politike, të cilën çfarëdo parlamentarizmi noramal do ta përjashtonte, jo vetëm që nuk ka qenë e përgjegjshme ndaj betimit për shtetin e Kosovës – vend të liritë, demokratik dhe perëndimor, por ka vepruar kundër këtyre parametrave historik. Së pari, duke e shkelur lirinë tonë. Së dyti – duke e përdhosur demokracinë. Dhe së treti, me hapjen dyerve islamit politik, shteti i Kosovës, si një krijesë perëndimore, thuajse e ka kthyer në kundërshtarë të tij, në radhë të parë SHBA-ve!Kësaj së keqe ia ka hapur rrugën PDK, Kjo parti, i ka ndihmuar faktorëve radikalë islamikë, që me anën e një puçit vahabist të marrin pushtetin mbi Bashkësinë Islame të Kosovës. Si shpërblim nga BIK, PDK, një pjesë të xhematit nga radhët e rrymës radikale e ka kthyer në klientelë të sigurt politike! Këtij veprimi, pak a shumë, i janë bashkuar edhe një pjesë e LDK-së dhe VV. Të tri këto parti, po kërkojnë përkrahës politikë nëpër xhami, paçka se kjo, pos që rrezikon seriozisht harmoninë e brendshme shoqërore të ruajtur me shekuj, njëherësh vendin e kthen edhe në poligon të kalkulimeve serbo-ruse kundër interesave gjeostrategjike të perëndimit,me kosto tragjike për ne.Në këto rrethana, islami politik, me “dekore” fetare (ezani i zhurmshëm në arabisht, shamitë, ferexhetë dhe të tjerat marifete që i takojnë arsenalit radikal islamik), gjithnjë në emër të lirisë së besimit, ka filluar arabizmin e dhunshëm të shqiptarëve, me çka po preket me të madhe edhe identiteti etnik dhe ai shpirtëror i tyre. Ndaj, nuk është e rastit, që në përputhje me këtë “pakt” antshtetëror dhe antikombëtar edhe në parlamentin e Kosovës fyhen heronjtë kombëtar dhe identiteti ynë kombëtar, fyhet historia jonë, ndërkohë që parlamentarët tanë shtiren sikur nuk po ndodh gjë, ose merren me çështje të shpifura që dëmtojnë shtetin në vend që të aprovojnë ligjin për besimet, me të cilin mbrohet karakteri sekular i shtetit tonë si dhe arsimi laik siç e përcakton kushtetua. Kjo “tolerancë” është tepër e rrezikshme. Ajo duhet ndalë para se të bëhet vonë me të gjitha mjetet ligjore, por edhe me reagimin e gjithmbarshëm intelektual ndaj këtij zhvillimi tepër të rrezikshëm.

Botapress: Sjelljen e papërgjegjshme politike si dhe rrezikimin e shtetit të Kosovës nga kjo klasë politik, që ka gjetur mbështetje edhe te një pjesë e faktorit ndërkombëtar (UNMIK-u, EULEX e të tjerë), me tone tepër kritike, e keni trajtuar edhe në romanin tuaj më të ri “Dosja B”, që po shitet me të madhe dhe për tre-katër javë përjetoi dy botime. Mendoni se ka ardhur koha që krijuesit “t’i zbrazin armët e tyre të fundit” në mbrojtje të shtetit të Kosovës nga vetvetja, pra nga brenda ende pa u forcuar mirë? Nuk duket kjo si një klithje dëshpëruese tejet absurde?

J. Buxhovi: Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, Pra, klasa e tanishme politike nga radhët e pozitës dhe opozitës dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore, të rekrutuar nga strukturat klandestine partiake (SHIK) dhe trysnia paramilitare e disa grupeve ekstremiste të përfshirë në radhën e veteranëve të luftës. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë, duke kërkuar që me ta, sa më parë, të merret drejtësia,qoftë edhe ajo ndërkombëtare, në vend se me “metafora joshëse stilistike” dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli.“Dosja B”, vërtetë paraqet një klithmë kundër vrasësve të shtetit të Kosovës, të lirisë dhe të demokracisë, të cilët “meritat e luftës” i kanë përdorur për t’u kthyer në dhunues të paqes, në pushtues të rinj! Por, ajo është edhe një thirrje për një pastrim të brendshëm ndaj kësaj së keqe, që tash po na ngulfat, së cilës i është ndihmuar në mënyra të ndryshme nga profiterë të shumtë, nga intelektualë matrapazë të gatshëm për çfarëdo sherbimi e deri te ata që, me detyra të caktuara, po shpërndajnë mjegullnaja “akademike”!

Lini një Përgjigje

Vdiq Pal Deshpali, kompozitori i njohur me prejardhje shqiptare

Dhjetë të vdekur dhe 13 të lënduar në një qytet jugor të Pakistanit