Rektoren Golemi duhet ta shkarkojnë më të shpejt nga posti, sepse me gënjeshtrën e vet e turpëroi Universitetin Luigj Gurakuqi, i turpëroi shkodranët dhe i denigroi mijëra ushtarë që u vranë duke mbrojtur Kështjellën e Shkodrës 500 e sa vjet më parë. Është e padinjitetshme, e gatshme të shitet e të blihet, varësisht sa i ofrojnë, ajo nuk meriton të jetë në këtë institucion.
Ambasadorin turk duhet ta shpallin persona non grata, sepse me qëllim të keq e shtrembëroi historinë tonë kombëtare. Ai e keqpërdori mikpritjen shqiptare.


