Nga Sherif Ramabaja,
Shkrim nga Mars – Rover
O popull, unë isha mjeku i tij. U rrebelova kundër tij sepse ai donte që diktaturën kurrë mos ta përfundonte, edhe pse gjith andej botës luhateshin të tjerat.
Unë shfrytëzova mundësinë dhe e ngrita popullin kundër tij. Sot po e vërej se paskam gabuar, kur po e vërej se ç´po ndodhë me Shqipërinë.
Unë siç po e shihni jam me njërën këmbë në këtë botë e me tjetrën në amshim, por kjo që po ndodhë në Shqipëri më bënë të çmendem.
Po si të vendosi të përshëndetem nga kjo botë, më thoni ju, pa e bërë edhe njëhere punën lesh.
Zemra po më dhemb, pa e ngritur edhe njëhere këtë popull në Revolucion. Pa i ç´rronjosur edhe njëhere këta horra, sidomos Kristaqin e Surrelit i cili më zi se Enver Hoxha e ka hipnotizuar popullin, kurse Luli i shkon pas duke ia mbajtur ison me fyell.
Ambasadorja amerikane Kim duket sikurse të ishte defatore, apo sekretareshë e Kristaqit e cila përfaqëson Sorosin në Shqipëri.
Unë ju e dini, nuk insistoi ta marr PD, po vetëm ta çliroi nga surrati i Lulit. Sapo t´ia kthej PD popullit, ata duhet të vendosin se kush është ai që duhet t´i prij këtij vendi.
Lul fyllagjiun unë e luta ta ofronte dorëheqjen, kurse ai na rrëfen dhe na tregon përralla për Amerikën.
Lideri im, për të cilin unë kujdesesha për shëndetin e tij, nuk ua ngulte as Amerikës, as Rusisë e as Kinës.
Më tregoni ju mua, për 50 vite a kishte kush çka t´i bënte. Më në fund edhe une e kuptova se demokracia qenka vetëm një përrallë e bukur, të cilën e ka ç´pikur perëndimi për të na hudhur hi syve.
Qe 30 vite demokracia e leshit, ç´farë na solli: shpopullim, krim të organizuar shtetëror, plantazhet e drogës, vrasje mes veti sikur të ishim në luftë, kurse tash skizofreni i Surrelit do na sjell edhe Serbinë në Shqipëri. A durohet kjo, më thuani ?
Mua smë mbeti gjë tjetër përpos me 11 dhjetor edhe njëherë t´i përvjel mangët dhe t´i prij këtij populli.
Ose do të vendosi demokraci në rrafshin nacional, ose do t´ia nguli statujën Hoxhës në Tiranë.
Kosova shikoni, arriti që të inkriminuarit e vetë t´i dërgoi në Hagë. E ne, Edvin Kristaqi i Surrelit para hundëve na i vjedh zgjedhjet, kurse ne sikur të dehur mallëngjehemi nga leximi i përrallave dhe fotove që na i servon përpara, për gjoja përparimin e Shqipërisë.
Po ju premtoi, po ju premtoi – smë ndalon dot kush, në ringritjen e statujës së Hoxhës në Tiranë.
Unë jam i bindur se gjysma e Shqipërisë do i përkulen dhe falen, kurse pas disa ditësh të gjithë do të ngriten, që ta rivendosin pushtetin e tij.
Zhgënjimit të popullit unë do i përgjigjem me dhimbjen më pak të dëmshme, sesa që po na ofrojnë të vetëshpallurit demokrat, kurse në realitet popullit po ia thithin gjakun.
Hoxha të gjith e dinim se na thithte gjakun, po Shqipërinë se kishte bërë vazal të askujt. Thoshte barë do hamë, po si nënshtrohemi askujt.
Kurse këta të sotmit janë bërë milionerë nga hajnia, e ne na mbajnë leksione për demokracinë.
Me 11 dhjetorë do i përmbysi. Më ndiqni, unë për ju do sakrifikohem. Po ju premtoj, po këtë ditë do t´ia nguli Enverit lapidarin në Tiranë. Gabimin që e kam bërë në jetë, do e korigjoj. Më mirë vonë se kurrë.