Një gjë më bëri veçanërisht përshtypje në varrimet e 45 shqiptarëve të Maqedonisë Veriore të vdekur në djegien e autobusit në Bullgari, sipas videove të shumta që kam parë në Youtube. Pjesëmarrja në varrime ishte masive, me turma të mëdha por të gjithë pjesëmarrësit ishin meshkuj.Asnjë femër!
Të vdekurit kishin sigurisht nëna, motra, gra, bija, gjyshe, teze, halla, mbesa, kushërira. Asnjë prej tyre nuk ishte e pranishme në varrim. E pra, shumica e atyre që vdiqën dhe u varrosën ishin femra, 30 nga 45 vetë.Arsyeja që nuk kishte femra të pranishme në varrim ishte se në varrimet e kryera me ritual islamik nuk lejohet prania e femrave.
Nëse ka femra të pranishme në ceremoninë e varrimit, atëherë varrimi është haram, nuk pranohet shpirti i të vdekurit nga Allahu.Unë mendoj se askund më qartë se në ndalimin e femrave për të qenë të pranishme në varrimin e të afërmve të tyre, nuk shprehet më qartë thelbi antinjerëzor i fesë islame. Asnjë nga fetë idhujtare nuk e ndalonte praninë e femrave në varrime. Këtë gjë e ndalon veç Islami.
Mospjesëmarrja e femrave në varrim bie në sy edhe në videot me pamjet e varrimit të anëtarëve të familjes Jashari në 1998.E pra, nga njëzet anëtarët e familjes Jashari të vrarë në mars 1998 nga serbët, shumica, njëmbëdhjetë ishin femra!/Kastriot Myftaraj