in

Kështu duan ta bëjnë edhe Kosovën

Mevi Rafuna

Kështu duan ta bëjnë edhe Kosovën, për ta kthyer në një çerdhe të talebanizmit në Europë. Kjo rrymë radikale fatkeqësisht mbështetet nga BIKu në krye me Tërrnaven, të cilët ju japën hapsirë imamëve kontravers nëpër xhami. Jo më kot derdhen fondet nga Irani, Turqia, Rusia,Serbia dhe Arabia. Me një pjesë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës,që bëjnë thirrje që vajzat e reja të mbulohen me shami në shkollë. 

Ky është rreziku më i madh që i vjen kombit tonë, sepse kultura dhe qenësia jonë po sulmohet vazhdimisht. 

Burimi i lajmit VOA

Afganët në Kabul presin në radhë për të marrë para të dhuruara nga një program ndihmash i Kombeve të Bashkuara.  Jo shumë kohë më parë, Ferisha Salifi dhe familja e saj kishin jetë të mirë. Bashkëshorti i saj punonte dhe merrte pagë të mjaftueshme. 

Ajo arrinte të paguante shkollim privat për disa nga vajzat e saj. Por me ardhjen e talebanëve në pushtet, bashkëshorti i saj humbi punën. Ajo tani ndodhet në radhë për të marrë ndihmat për familjen e saj.“Kemi humbur gjithçka. Kemi humbur mendjet tona“, thotë zonja Salifi. Me të ishte e bija e saj 17 vjeçare, Fatima, të cilës ajo u detyrua t’ia ndërpriste shkollimin. 

Ajo nuk e përballon shkollimin privat, ndërsa talebanët nuk lejojnë vajzat adoleshente në shkolla publike.Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar krizë humanitare në Afganistan, ndërsa më shumë se gjysma e popullësisë rrezikojnë të përballen me mungesë të ushqimit. (AP)

Lini një Përgjigje

ShBA-ja mirëpret idenë e ministrit Mehaj për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Në aksidentin tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur