Idriz Morina
“Jakup Krasniqi me Rrahman Ramen, i dhanë urdhër, “hiqe atë mut prej atyhit”, fjalën e kishin për fotografinë e Rugovës që Xhevati e kishte në mur”.Kjo viktimë ishte ndihmëskomandanti i Logjistikës për Zonën Operative të Shalës Xhevat Jusufi, i cili ishte një nga ata shqiptarë të vendosur, që nuk mund t’i ndryshonte pikëpamjet dhe sjelljet e tij, as nën kërcënim e armëve.
Vrasjet politike
Pak veta mund ta besojnë sot, se dikush në luftë është vrarë, vetëm pse një ushtarak apo udhëheqës nuk ka pranuar ta heq fotografinë e Ibrahim Rugovës nga zyrat e tij të shtabit të luftës.
Më e dhimbshmja dhe njëkohësisht më trishtuesja është se një luftëtar u vra, pamëshirshëm për shkak të ideologjisë së një grupi tjetër, që në qendër të besimit e kishin ‘enverizmin’, dhe nuk mund të pajtoheshin me demokratin dhe suksesin diplomatik dhe politik të presidentit Rugova.
Rrënimin e Rugovës e shihnin nëpërmjet vrasjes së mbështetësve të tij. Lufta, ishte një moment, ku ata besonin se do të mund t’i qëronin hesapet me të, duke shpresuar ta linin të vetmuar dhe të izoluar.