Kështu dukej Pallati i Shtypit-Rilindja në Prishtinë
Shkruan: Xhelal Llonqari, arkitekt
Na ishte një hërë një “Pallat i shtypit”, ishte i lartë, i fortë, i punuar me “natyrë beton”. Dukja e tij ishte me kanelura, kurse forma drejtëkëndëshe që reflektonin tektoniken arkaike të arkitekturës klasike të këtij nënqielli. Ishte hijerëndë. Arkitektura e saj buronte në lashtësitë tona, kalonte nëpër përiudhen e mesme, në kohën e ndërtimit të kullave dhe vinte deri në ditët tona si objekt i fortë, i qëndrueshëm bashkëkohor dhe me një potencë mashkullore, çfare ishin kullat tona dhe historia e bërë në to dhe rreth tyre. Në aspektin strukturor është një objekt i qëndrueshëm tërësisht i realizuar nga beton armeja, kurse pamjen e kishte plotësishtë në harmoni me materjalin e me të cilin ishte punuar dhe me funkcionin që e kishte.
Dukja e tij pak e zymtë, ishte “lehtësuar me shtyllëza të bardha në mes të modujve konstruktiv dhe ishin reminiscencë e të bardhës, e gëlqerës, që ne sot e kësaj dite e vendosim përrreth dritareve. Ato njëkohësishtë sherbenin edhe si mbrojtje nga dielli më që ishin të futura në thellësi të perimetrit të objektit. Funkcionalisht e fragmentonin dritarën në shirita të ngushtë që kishin për qëllim aritjen e efektit psikologjik në brendi të objektit. Ato lejonin depërtimin e dritës, lejonin pamjen jashtë të dozuar në sekuenca të domosdoshme për njeriun gjatë punës, por nuk ta lejonin mundësin e të “kulloturit të syve” në gjithëkahnajen perrreth. E fokusonin shiqimin në tavolinën e punës ku duheshe të “ktheheshe” domosdoshmërishtë më që dritarët ta impononin një gjë të tillë.
Ai objekt ishte “ kulla” e fjalës së shkruar shqipe. Aty botoheshin librat për shkolla fillore, të mesme dhe ato universitare, botoheshin periodikët e ndryshëm kulturor e mbi të gjitha shkruhej dhe shtypej gazeta e përditshme “RILINDJA”. Kjo gazetë në përvjetorin e vet të 40 pat nxjerrë në publik numrin festiv në tirazh prej 250000 copëe, (s`di sa kohë do të lypet që të gjitha gazetat e përditshme që dalin sot se bashku ta arrijnë këtë shifër).
Sot ai objekt është riprojektuar dhe ridestinuar në objekt qëveritar. Riprojektimi u bë pa asnjë debat, asnjë diskutim, rreth mënyrës rreth konceptit të ri, rreth pamjes së re eventuale të kryeqytetit tonë. E gjitha u bë sikur kjo të ndodhte diku në një vend që nuk ka fare të bëjë me ne. U bë si në nëw vend ku nuk ekziston faktori memotik individual e as grupor. Sot mund ta shofim si dukët ai objekt.Dukja e tij është si një burrë i veshur me fustan. Si një qënje që i ka të dy gjinitë. Mashkulloren brenda dhe femëroren jashtë. Objekt hermafrodit. E po mirë, çka ka të keqe hermafrodizmi? Hermafroditët janë qenje të vetëmjaftueshme në aspektin emocional. Bile thuhet sipas legjendës së vjetër se hermafroditëve zotrat iu patën smirën dhe asokohe urdhëruan që të ndaheshin veç burri, veç grauaja. Por ja që ai urdhër edhepse i dhënë nga zotërat nuk u zbatua me përpikmëri. Edhe sot kjo dukuri gjendet në natyrë te qenjet e gjalla, mirpo ato e bajnë me veti mallkimin e perendive. Llojit që iu ndalua të jenë hermafrodit, kurrizorve, iu hoqi mundësin e shumimit të llojit, s bënë të jënë të vetmjaftueshëm. Këtë mundësi iu la krijesave që nuk kanë kurriz, pakurrizorve. Butakëve.
Çfarë arkitekture po kultivojme ne? Të vetëmjaftueshme me mundësi të shumimit apo tjetrën? Duke marrë parasysh trajtimin e objeteve qoftë ato të riprojektuara, qofshin ato të projektuara rishtaz që të gjitha kanë një frymë dhe një shprehje. Të njëtrajtëshme, pa potencë shprehse estetike, maskuese, zhbërëse dhe si e tillë jo frymëzuese për gjeneratat e të së ardhmës.
Çka na duhen objekte të tilla, që veq mundësisë e të mbrojturi nga ndikimet atmosferike, nuk ofrojnë asgjë tjetër? Çka na duhen objetet që pamjen e jashtëme e kan si kurtizanat kurse brendin plotë me “elemente” arktektonike, hollësi strukturore, funkcionale që janë si rraçet në çantën e tyre.? Çfarë porosie po ju adresojmë fëmijve tanë, çfarë rruge po trasojmë për të ardhmën e qytetit. Kah e kemi vendos shigjetën e kahjeve tona, a mund të identifikohet ajo? Jo.***
“përjetësinë e fitojnë njerëzit që i respektojnë prindërit e vet” thot një fjalë e urtë. Prindërit në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe në atë të përgjithshem. Nëse s duam ti respektojmë të tregojmë së paku një mirësjellje, mos ti fyejmë siq po e bejme ne sot. Si shenjë mirsjelljeje do të mundnim së paku që reklamën e dikurshme ta ripunojmë që të ndriçoi. Që të këtë një pozitë të respektueshme si simbol së paku. Mos ta lëmë ashtu të katandisur të shpërfillur e të strukur nën reklamën e njëfarë kafiterie, mos ta lemë si relike në mëshirën e kohës. Lë të dihet e kemi lënë aty pse duhet të jetë aty , apo thjeshtë ka mbetur aty e nuk i hyn kujt në punë është apo s`është.
Prishtinë 21.07.2010 ark Xhelal Llonçari