in

Shpërfytyrimi i Prishtinës

Godina më e shëmtuar e Prishtinës, sot është ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia”, që me këmbënguljen e kryetarit më dështak, Shpend Ahmetit, do të rinovohet.

Balli i Shtëpisë së Mallrave ishte i njohur edhe me portretin gjigant të Josip Broz Titos. A do ta rikthejnë edhe portetin e tij nostaligjikët dështak? Ky objekt duhej rrënuar me kohë që të na shpëtonte nga turpi.

 

Shkruan: Gani Mehmetaj

1.Kur nisi rinovimi i Pallatit të Shtypit (Rilindjes) dhe shndërrimi i kësaj ngrehine 18-katëshe në zyra qeveritare, askush nuk doli në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë e vlerave arkivale, apo në mbrojtje të rolit historik të “Rilindjes”. Nga guaca e vjetër e 18- katëshes nuk mbeti asgjë që ta kujton Prishtinën e viteve shtatëdhjetë, protestat e rezistencën e viteve  tetëdhjetë, jetën me institucione paralele të viteve nëntëdhjetë.“Rilindja”-Pallati i Shtypit ishte institucion. Një kohë të gjatë u priu proceseve, gazetarët e shkrimtarët u bënë pjesa më e guximshme dhe më e pjekur e kombit që morën mbi shpatulla procese të vështira. Nga Pallati i Shtypit elita intelektuale e kreative ua ndriçoi mendjen shqiptarëve, e udhëhoqi fushatën për emancipimin dhe barazinë e grave, e arsimoi popullatën, duke ua kultivuar ndjenjën e krenarisë e të dinjitetit kombëtar.Pallati i Shtypit nuk është më.

2.Para se të rrënohej shtëpia dykatëshe e “Unionit”, në qendër të Prishtinës, u bë zhurmë mediale e u çua pluhur si asnjëherë më parë. Nga kakofonia e zërave opinioni nuk e dinte se kush ka të drejtë e kush është manipulues. Disa përpiqeshin t’ia nxirrnin vlerat që nuk i kishte, të tjerët e zhvlerësonin që në fillim, ndërsa biznesi e bëri të vetën, e rrënoi objektin e vjetër, duke e rindërtuar nga themelet. Qeveritarët e kuvendarët e bënë shtëpi të dytë restorantin e ri “Union”, ku i bëjnë të gjitha bizneset, allishverishet  e lojërat politike. “Benetoni” është ngjitur me restorantin, ndërsa shet rroba e këpucë të shtrenjta për elitën shtetërore e politike.Në rininë time studentore, “Unionin” e mbaj në mend nga ëmbëlsira sutliashi me tullumba dhe me pjatën e groshës së thartuar pa mish. Sipër kuzhinës popullore ishte bujtina e dyshimtë.

3.Shtëpinë e mallrave “Gërmia”, përballë Teatrit Krahinor, e mbanim në mend me shkallët elektrike, ku shëtisnim nga disa herë në ditë nga kotësia dhe sepse brenda ishte ngrohtë. E mbanim në mend edhe me fasadën e napolitankës, një ëmbëlsirë e prodhimit fabrikat të paketuar dhe, me bufenë e vogël, ku e pinim nga një birrë sa herë na vinte bursa e studentëve. Balli i Shtëpisë së Mallrave ishte i njohur edhe me portretin gjigant të Josip Broz Titos.Pas luftës, shkallët elektrike i shkulën me rrënjë, bufenë, këndin intim, ku e takonim dikur fshehtas ndonjë vajzë, e mbyllën, më duket një kohë e bënë çajtore(!), hapësirën ku shiteshin mallrat e shkatërruan, duke e shndërruar në korridore e zyra të ngushta e të errëta si në filmat e Hiçkokut. Pastaj objektin e mori qeveria, por nuk ia ktheu pamjen e mëparshme, përkundrazi e vazhdoi shpërfytyrimin.Nga Shtëpia e dikurshme e Mallrave nuk është asnjë copë llamarine e vjetër  (fasadën e llamarinës së fisnikëruar e kishte), ashtu sikurse nuk mbeti asnjë tjegull a shtyllë hekuri. Asgjë nuk ta kujton Shtëpinë e Mallrave. Ky objekt duhej rrënuar me kohë që të na shpëtonte nga turpi.

Lini një Përgjigje

Senzacion: u zbulua vaksina e përjetësisë !

Përgënjeshtrim i presidentes Vjosa Osmani