Masakra e Tivarit: fajtorë edhe Fadil Hoxha e Enver Hoxha
Kosovës i kanë rënë në qafë dhe po e detyrojnë t’i bartë mbi kurrizin e saj të kërrusur ideologjinë e importuar politike të Esat Pashë Toptanit dhe ideologjinë e imponuar sllavo-komuniste të Stalinit.
ESADISTËT E KOSOVËS
Partitë, shoqatat dhe organizatat, programet e të cilave bazohen në IDEOLOGJINË POLITIKE të Esat Pashë Toptanit angazhohen haptas për një shtet të drejtuar nga Islami Politik dhe i lidhur në marrëdhënje vëllazërore me Turqinë. Synim final i këtyre forcave politike është ringjallja e Kalifatit Islam të Perandorisë Osmane. Për përfaqësuesit e kësaj ideologjie politike, shqiptarët dhe kapitali që ata posedojnë janë numra për shërbim, ndërsa çështja kombëtare shqiptare dhe themelimi i shtetit kombëtar shqiptar vlerësohen si aksidente historike të cilat nuk ishte dashur të ndodhnin fare. Shpeshherë, përfaqësuesit e kesaj ideologjie politike ndahen në Kalifatist ekstrem të vijës kryengritëse të Haxhi Qamilit dhe në mbështetësit e vijës së moderuar politike të Esat Pashë Toptanit. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ideologjia politike e Esat Pashë Toptanit përfaqësohet nga një pjesë e imamëve të Bashkësisë Islame, nga partitë politike me programe të kamufluara dhe retorikë të theksuar të Islamit Politik, si p.sh.: Partia Fjala e drejtuar nga deputeti i Parlamentit të Kosovës Gëzim Kelmendi, Partia e Drejtësisë e Ferid Aganit, Lëvizja Besa në Maqedoni dhe disa parti të tjera atje, të cilat hapur koketojnë me ideologjinë politike të Esat Pashës.
Drejtuesit kryesor ideologjik të kësaj filozofie politike jetojnë dhe veprojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Në të kaluarën, imamët të cilët predikonin se “me fenë e serbëve na ndanë vetëm një fletë e qepës, ndërsa me katolikët një oqean i tërë”, konsideroheshin si imam të paguar nga Serbia. Predikimet e tyre fetare vlerësoheshin të porositura dhe nuk i mirrte askush seriozisht. Në periudhën kohore nëpër të cilën po kalojmë, gjenerata e re i është nënshtruar trysnisë mediale dhe është bërë objekt i trajtimit kryesor nga përfaqësuesit e Islamit Politik. Rinia po ballafaqohet me propagandën marramendëse dhe urrejtjen e shafqur të disa predikuesve fetar islam ndaj çështjes shqiptare. Nxitjen e përçarjes fetare te shqiptarët po e mundëson burimi i dyshimtë i kapitalit të partive politike islamike dhe imamëve të frymëzuar nga ideologjia e Esat Pashë Toptanit. Si lëvizje të organizuara politike, pasuesit e Esat Pashë Toptanit angazhohen për triumfin e Islamit Politik dhe jo për triumfin e fesë Islame si besim fetar, duke e instrumentalizuar kështu tërësisht lirinë e besimit për interesa të synimeve politike. Mbështetësit më të mëdhenj financiar të ideologjisë së Islamit Politik të Esat Pashës dhe partive politike që e pasojnë këtë ideologji, “supozohet” të jenë qeveria e Serbisë dhe qeveria aktuale e Turqisë.
KOMUNISTËT E KOSOVËS
Ideologjia e shëmtuar sllavo-komuniste në Kosovë përfaqësuesit e saj i rekruton nga radhët e trashëgimtarëve gjenetik të ish-zyrtarëve politik të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, nga radhët e shërbëtorëve dhe nostalgjikëve të kohës së pushtimit sllavo-komunist, të cilët, bashkarisht, me plan operativ dhe me vetëdije të plotë, mitizuan deri në pafundësi “luftën e përbashkët partizane kundër fashizmit shqiptar”, duke e glorifikuar rolin e komandantit sllavo-partizan – satrapit Fadil Hoxha, heroit të Jugosllavisë socialiste, shërbëtorit më të besueshëm të Aleksandër Rankoviqit në Kosovë.
Ekstremistët politik si grup i veçantë në hierarkinë e sllavo-komunizmit i përfaqëson Enverizmi. Enveristët dallojnë shumë pak nga komunistët tjerë të Kosovës. Komunistët e ish-PKJ-së ndjejnë nostalgji për të kaluarën e tyre jugosllave dhe besojnë se janë më makiavelist, më të përgatitur në aspektin profesional e intelektual, dhe shumë më pro-sllav se të gjithë Enveristët së bashku. Enveristët e Kosovës nuk pajtohen me këtë konstatim të nostalgjikëve të Titos dhe PKJ-së. Ata gjithmonë kanë shprehur një urrejtje dhe zemërim të madh për shkak se Tito e tradhëtoi Stalinin dhe nuk e pranoi me kohë Shqipërinë e pushtuar nga sllavo-komunistët në Konfederatën Ballkanike.
Enveristët dhe Titistët i përkasin të njëjtës ideologji politike dhe përfaqësojnë në tregun politik të vendit armiqtë më të përbetuar të shtetndërtimit kombëtar të shqiptarëve. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kohën kur Enveristët ishin shërbëtorët më të zellshëm të PKJ-së së Titos; Titistë e Enveristë i bashkuan forcat e tyre ushtarake në luftë kundër kombit shqiptar dhe pushtuan me terror e gjenocid Mbretërinë Shqiptare, duke i imponuar kombit shqiptarë për 50 vite rresht: shtypjen, diktaturën, shpërnguljen masive, vrasjet dhe izolimin.
Pas përfundimit të sukseshëm të operacionit gjenocidal dhe pushtimit sllavo-komunist të trojeve shqiptare, shërbëtori dhe poliagjenti i Kominternes sllavo-komuniste, titisti me damkë, tradhtari i kombit shqiptar, udhëheqësi shpirtëror i të gjithë komunjarëve enveristë të Kosovës, Enver Hoxha, në emër të shtetit sllavo-komunist shqiptar dhe në shenjë respekti të përjetshëm të të gjithë enveristëve për nënshtrimin e dhunshëm ushtarak dhe gjenocidin e kryer ndaj kombit shqiptar, dekoroi me sa vijon:
1. Vrasësin serik, dhunuesin dhe poshtëruesin më të madh të kombit shqiptar në Kosovë, kryekriminelin Aleksandër Rankoviq, i dekoruar nga tradhtari i interesave të kombit shqiptar Enver Hoxha, me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
2. Poliagjentin jugosllav, themeluesin e PKSH-së, Milladin Popoviq, i dekoruar nga satrapi i kombit shqiptar Enver Hoxha me Urdhërin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”.
3. Kryekriminelin me gradën Gjeneral Major, Svetozar Vukmanoviq-Tempo, i dekoruar nga titisti i përtejbetuar Enver Hoxha me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II. dhe “Medaljen e Kujtimit”.
4. Sadistin e pangopur serb, të cilit nuk i mjaftonte vrasja e 70 000 shqiptarëve të Kosovës, kriminelin e luftës me gradën Gjeneral, Ivan Millutinoviq, i dekoruar nga kapobanda e komunjarëve shqipfolës Enver Hoxha me Urdhërin “Hero Kombëtar”.
5. Kriminelin e luftës Ivo Llolla Ribar, i dekoruar me Urdhërin “Hero Kombëtar” nga shërbëtori puthadorë i sllavëve, Enver Hoxha.
6. Kriminelin e luftës Ivan Ribar, i dekoruar nga poliagjenti jugosllav Enver Hoxha me Urdhërin e “Flamurit”.
7. Vrasësin serik Radovan Zogoviq, i dekoruar nga poliagjenti titist Enver Hoxha me Urdhërin e “Flamurit”
8. Terroristin dhe dhunuesin e femrave shqiptare, Dushan Mugosha, i dekoruar nga gjakpirësi komunist Enver Hoxha me Urdhërin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
9. Serboçetnikun me gradën Gjeneral-Lejtnant, Arso Jovanoviq, i dekoruar nga ati shpirtëror i Partisë Socialiste të Shqipërisë Enver Hoxha me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
10. Mikun e akademikut famëkeq Vaso Cubrilloviq, çetnikun me gradën Gjeneral-Lejtnant, Peko Dapçeviq, i dekoruar nga ati shpirtëror i Lëvizjes Socialiste për Integrim Enver Hoxha me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
11. Poliagjentin ushtarak, kriminelin serb me gradën Kolonel, Velimir Stojniq, i dekoruar nga satrapi Enver Hoxha me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
12. Tradhtarin e kombit shqiptar dhe shërbëtorin numër një të Rankoviqit në Kosovë, Fadil Hoxha, i dekoruar nga shpirtëziu i Tiranës Enver Hoxha me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II., dhe me “Medaljen e Kujtimit”.
Përpos kriminelëve të sipërcekur, satrapi i Tiranës Enver Hoxha dekoroi edhe: Majorin Konstandin Ivanov, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I. Gjeneralin Velimir Terziq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II. Kolonelin Vojo Todoroviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II., me Urdhërin e “Trimërisë” dhe me “Medaljen e Kujtimit”. Nënkolonelin Mijat Vuletiq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II. Majorin Savo Stonoj, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II. Togerin Vlladimir Turin, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II. Vaso Strugar, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”. Mishel Popoviq, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”. Kapiten Niazi Dizdareviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. III. Tradhtarin e kombit shqiptar Mehmet Hoxha, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”. Poliagjentin serb Elhami Nimani, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”. Poliagjentin Xhavit Nimani, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”. Poliagjenten Safete Nimani, e dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”. Poliagjentin Ymer Pula, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit” etj. etj.
PLANI I REHABILITIMIT TË KRIMINELËVE KOMUNIST
Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe e Aleksandër Vuqiqit në Tiranë rikonfirmoi vëllazërinë e vjetër ideologjike të së majtës shqipfolëse me pushtetin komunist dhe çetnik të Serbisë. Duke e mbështetur pa asnjë rezervë procesin e dialogut për rehabilitimin ndërkombëtar të krimeve serike të shtetit serb ndaj kombit shqiptar në Kosovë, dialog të cilin po e zhvillon koalicioni titisto-enverist i Kosovës me Serbinë, në trojet shqiptare ka nxitur edhe procesin shtesë të rehabilitimit të të gjithë kriminelëve sllavo-komunist që kanë planifikuar dhunën dhe kanë zbatuar gjenocidin ndaj kombit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke i dënuar sa për sy e faqe kriminelët e rëndomtë të periudhës komuniste dhe duke i mbajtur lart e më lart të ngritura dekoratat komuniste për kriminelët e mëdhenj dhe planifikuesit e shfarosjes kolektive të shqiptarëve, komunistët e ribashkuar serbo-shqiptar po e kërcënojnë stabilitetin rajonal, shtetndërtimin e Kosovës dhe procesin e integrimit të natyrshëm kombëtar të shqiptarëve. Njëkomb