in

Vuçiq e dekoron Ramën!

Nga Sherif Ramabaja

Në kuadër të marrëdhënjeve të shkelqyera Serbi – Shqipëri. Në kuadër të vizitave të përzemërta të Vuçiqit në Shqipëri dhe të Ramës në Serbi. Në kuadër të afrimit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në kuadër të përpjekjes dhe angazhimit të Ramës për Open Ballkan, Kryetari i Serbisë Vuçiq jep këtë urdhër:

Të dashur populli serb, miq, dashamirë dhe institucione të Sebisë!

Kam kënaqësinë që ta lartësoj një figurë dhe një personaliet të shquar, mik i pakursyer i popullit tonë dhe përkrahës i paqes dhe i vëllazërimit mes dy popujve tanë.

Nuk është e largët koha kur urrejtja mes popujve tanë ishte në kulminacion, por fal këtij personalieti i cili e prolongon paqen dhe afrimin, ne kemi arritur që t´i tejkalojmë diferencat dhe dallimet.

Ne jo vetëm që gjetëm pajtim në shumë gjëra dhe aspekte, por ne sot kemi dhe paraqesim edhe ide të përbashkëta për të ardhmen e popujve tanë dhe rajonit.

Ky personalitet ka paraqitur idenë e Minishengenit Ballkanik. Shumë thonë se kjo ishte ide e imja, po unë në shenjë respekti kurrsesi nuk dua që unë të figuroi para mikut tim të dashur, që ta paraqes këtë shpikje timen.

Kuptohet çdo ide, çdo iniciativë në fillim has në vështirësi. Këtë e përjetuam edhe ne, po me syqelësi dhe angazhim ne propozimin tonë nga Minishengen Ballkanik, e shndërruam në Open Ballkan. Na u duk se kështu tingëllon më bukur.

Ky personalitet në shenjë të afrimit të popujve tanë këngëtarin e shquar serb Goranin e kishte dekoruar me çelësin e Tiranës, kurse këtë vit e kishte ftuar në hapjen e Festivalit të Birrës në Korçë.

Këto ditë në shenjë mirënjohje dhe falenderimi unë këtë personalitet e kisha musafir në Beograd. Ne organizuam ndeja, dreka, darka dhe koktej të ndryshëm, po kishim edhe organizimin zyrtar që lidhet me Open Ballkan. Ne u morëm vesh dhe po ashtu caktuam afate se kur do ta kurorëzojmë punën tonë.

Prandaj për të gjitha këto që po bënë për ne ky personalitet i shquar, unë kam marr një vendim të lartë dhe të veçantë për te. Prandaj me kënaqësinë më të përzemërt dua që këtë vendim ta shpalos para jush.

Unë si president i Serbisë marr vendim që pas vdekjes kryeministrin Rama ta dekoroi me një mirënjohje që atij, mua dhe popullit serb do të na bënte nder.

Kuptohet që vdekja e tij do të jetë e dhimbëshme për ne, po në shenjë respekti për te, ne do të organizojmë që me shpenzimet e tona shtetërore, trupin e tij ta varrosim në Paris.

Ne po ashtu rregullisht e vizitojmë varrin e një personalitet tjetër në Paris dhe i shprehim mirënjohjet dhe falenderimet tona, po tash e tutje kur aty ta vizitojmë Esad Pashën do ta kemi pran tij edhe Edi Ramën.

Ky pra është vendimi im personal dhe kuptohet që kjo do të jetë edhe dëshirë e popullit serb.

Unë dëshiroi që Rama të jetoi edhe 100 vjet të tjera, po për ta nderuar në emrin tim personal dhe në emër të popullit serb, unë e mora një vendim të tillë.

Ju falenderoi për mirëkuptim dhe respekt për mikun dhe vëllaçkon tim Rama.

Shkrim satirik nga Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Spektakël poetik për librin më të ri me poezi të Preç Zogajt

Hap pas hapi…