Shqiptari Kristaq Ziu është hakmarrë ndaj aktit të serbëve disa ditë më parë që dogjën flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit.
Djegia e flamurit serb është kryer nga kreu i shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar, Kristaq Ziu.
VIDEO/ Flamuri i Serbisë digjet në Fier, shqiptari i
Në këtë video ai shprehet se “kjo është një reagim ndaj përdhosjes së flamurit shqiptar. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është një turp që po na bëjnë dhe duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. Ne nuk e kemi një traditë të tillë, por ky reagim vjen nga veprimi i serbëve”.
Ai shtoi se serbët e ftojnë mikun dhe e vrasin natën. “Në Shqipëri ka vetëm tradhti nga politika e Tiranës. Reagoni shqiptarë”.
Disa ditë më parë mediat serbe publikuan një video që ishte bërë virale në rrjet, ku një të ri serb me ndihmën e një personi tjetër merr flamurin shqiptar që valëvitej në Beograd dhe i vendosin flakën.
Sjellim në kujtesë se në datat 11 dhe 12 tetor në kryeqytetin serb është mbajtur një samit mes disa vendeve, e për këtë arsye në disa shtylla të Beogradit ishin vendosur flamuj të disa shteteve, mes të cilëve edhe ai i vendit tonë.
Ndërkohë mediat serbe kanë publikuar identitetin e autorit që i vuri flakën flamurit shqiptar. Ai konsiderohet si “arrogant” dhe quhet Nikolla Keljanoviç.
“Po udhëtoja me një shokun tim në bulevard kur pashë flamujt e Shqipërisë. Ndaluam me qëllim për t’i hequr. Kur u afruam, 4 djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën. Vazhduam dhe hoqëm disa flamuj”, tha ai.
Kur u pyet nga mediat serbe përse e bëri këtë veprim, Keljanoviç tha: “Nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka dhe nga ata që na urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua të shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka mbaruar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.