in

Haki Imerin e vranë para 22 vjetesh

Sot ,  me  2, nentor 1999 behen 22 vite nga kidnapimi,  dhe vrasja tinzare e me te dashurit tone, Haki Imeri. Teksa te akuzuarit qe asokohe  gjendeshin ne pushtet ne kerkonim drejtesi per viktimat e tyre .Pushteti bllokonte çdo nisme te zbardhjes se vrasjeve politike .Jemi deshmitare te gjithe, se asnje rast i vetem nuk eshte zbuluar per gjate dy dekadave.  Ky eshte nje indeks i sakte  qe deshmon se prapa vrasjeve politike qendronin ata qe kishin uzurpuar drejtesine , dhe kapur shtetin per interesa dhe qellime personale-klanore , fisnore.Me formimin e Gjykates Speciale shpresa jone  u ringjalle. Me ne fund   perseri eshte SHBA-ja qe vendosi te zbardh fatin e viktimave te vrasjeve politike , ashtu edhe po ndodhe.Gjate ketij rrugetimi  te dhembshem,  jemi ballafaquar me nje fushate  te eger kunder nesh  .Pse? sepse kerkonim drejetesi  .Java e pare e nentorit te vitit 1999 na ka mbetur ne kujtese si java  kobshme dhe me tragjike  ne familjen tone .Nuk fshihet dot nga kujtesa , ajo ngjarje e rende, teper e rende , pesha e saj nuk matet me asgje  .Por nje nentor tjeter , netori i 2020 eshte nentori qe arrestohen ata per te cilet dyshojme fuqishem se qendrojne prapa vrasjes se Haki imerit…Drejtesia po vanuaka  mbase ndonjehere i duhen edhe dy dekada  rruge, deri ne destinacionin  final.Ata, qe nuk besojne ne drejtesi le te besojne ne Zot. Se  drejtesia godet  fuqishem  mos keni as me te voglin dyshim , do te jete vetem çeshtje kohe para se te  goditen  kujdestaret e krimit … 

Dita e Gjykimit eshte proces qe nuk ndalet.Sot per Haki Imerin dhe te tjeret flet drejtesia ne Hage.Falenderimet i takojne SHBA-se Prokuroreve Amerikan te dhomave te specializuara, per venien para pergjegjesise  per krimet e kryera ne perudhen 1998-2000 te atyre qe ne aktakuze quhen ‘Nderemarrje e Perbashket Kriminale.’Te nderuar Prokurore te Dhomave te Specializuara dhe gjyqtare te Gjykates Speciale iu falenderojme per profesionalizmin, vendosmerine e juaj qe me ne fund po sheroni plaget e shoqerise sone  me perpjekjet e juaja per te sjelle drejtesi per viktimat .Drejtesi e cila i kishte munguar shoqerise  kosovare. 

Dhe ju e dini pse , sepse ne krye te shtetit gjendeshin  keta qe ju po i akuzoni dhe gjykoni per krime te renda kunder njerezimit.Nje duhet ta keni te qarte se lirimi i tyre me kusht  qe te mbrohen ne liri mund te jete nje goditje per ju(drejtesine ) .Tashme ata jane ne dijeni te permbajtjes se aktakuzes dhe lirimi i tyre qe te mbrohen ne liri mund te u kushtoj me arratisjen e tyre .Gjate 20 viteve sa ishin ne pushtet ata kane plaçkitur Kosoven ne forma te ndryshme , kane ndertuar infrastrukturen kriminale e cila ua garanton edhe arratisjen.Nese  u jepni rastin qe ata te mbrohen ne liri, mos arratisjen e tyre nuk mund te ua garantoj as nje institucion vendor, madje  as nderkomebatar … 

Le te filloje Gjykimi dhe drejtesia  ta thote fjalen e vet.

Lini një Përgjigje

Haki Imerin e vranë 22 vjet më parë

Gërvalla: Asociacioni është i dëmshëm, krijon një Bosnjë të dytë në Kosovë