Nga Sherif Ramabaja
Mars – Rover :
Zoti zv.kryetar, sa për fillim për lexuesit tanë do të ishte interesant të na njoftoni se cilit nacionalitet i përkisni. Në bazë të emrit shumica ju marrin për shqiptar. Në bazë të mbiemrit nuk dihet a jeni, musliman, boshnjak, malazez apo serb?
Të shprehem… të them, ou! Nuk e kam pritur një pyetje të tillë. E mora veten sërish. Po të deklarohesha shqiptar, do të zhgënjeheshin të tjerët, sepse te të gjithë jo shqiptarët, do e humbja besimin. Po të deklarohesha malazez do të më qortonin, pse hyre në qeveri me partitë proserbe?
Po të deklarohesha serb do të protestonin të gjithë jo serbët dhe do të më akuzonin se i mboj interesat e Serbisë. Siç po e shifni është çështje mjaft delikate. Unë do të thosha se jam evropian! Punoi për vlerat e EU, angazhohem për të drejta të barabarta për të gjithë, e mbroj antarësimin në NATO dhe jam që Ballkani Perendimor të bëhet pjesë e EU.
Mars – Rover :
Me këto qëndrime zoti Abaz ( i ) – ( 0 ) viq ju po ia kaloni edhe kryeministrit shqiptar zotit Rama. Identifikoheni me të gjithë ngapak, siç thotë populli, “ ku rafsha mos u vrafsha”. Shqiptarët ju marrin për të tyrin në bazë të emrit Dritan, boshnjakët dhe muslimanët në bazë të mbiemrit, malazezët ju marrin për të tyrin sepse keni shtetësi malazeze, dhe sebet ju marrin për të tyrin duke shpresuar që përmes jush, t´i realizojnë planet e tyre (ta kthejnë Malin e Zi në gjirin e tyre)?
Në kohën e ish Jugoslavisë, secili kishte mundësinë që të deklarohej edhe si Jugoslav. Pra ata që kishin ambicie për karrierë të tyre, hiqnin dorë nga identiteti i tyre nacional. Ne kishim një përqindje mjaft të lartë të atyre që deklaroheshin si jugoslav, madje edhe nga shqiptarët. Nganjëherë nuk ishte pyetja vetëm e karrierës, sepse gjithkush nuk mund të arrinte deri atje, po kishin edhe privilegje të tjera dhe me një fjalë, mundoheshin t´i iknin diskriminimit.
Unë tani jam me fat, sepse nuk detyrohem të identifikohem me diçka të tillë si komb jugosllav, por identifikohem si evropian dhe për këtë nuk mund askush të më urrej, sepse ne të gjith po synojmë EU, Evropën.
Mars – Rover :
Do të donim ta dinim, e përkrahni pavarësinë e Kosovës dhe çka mendoni për bashkimin Kosovë – Shqipëri?
Pavarësia e Kosovës është një akt de fakto i kryer, i pëlqeu dikujt kjo ose jo. Natoja, protektorati, mendimi i Gjykatës Evropiane, si dhe njohjet nga shtetet më të fuqishme botërore, e kanë vulosur të ardhmen e Kosovës.
Sa i përket bashkimit edhe unë e kundërshtoj. Po të niseshim ashtu do të kishim shumë probleme, të cilat do të na shpinin në konflikte të përhershme.
Ne synojmë bashkimin e Ballkanit në EU, aty do të përjetojmë afrim, vlera dhe mirëqenje.
Mars – Rover :
Ne kemi përshtypjen se shqiptarët në Mal të Zi akoma ndihen të diskriminuar. Sikur kanë frikë t´i përdorin simbolet kombëtare, sikur kanë frikë ta artikulojnë gjuhën shqipe haptas, sikur kanë frikë publikisht të deklarojnë se janë shqiptar. Sikur kanë frikë mbiemrat t´i lirojnë nga prapashtesa – viq. Sikur kanë frikë të flasin për Konferencën e Londrës më 1913. Sikur kanë frikë të deklarojnë që rezidenca e mbretëreshës Teuta ndodhet në Mal të zi. Sikur kanë frikë të deklarojnë se malazezët si një fis ilir janë asimiluar dhe e kanë humbur gjuhën e nënës. Sikur kanë frikë të thonë se Mali i zi shtrihet plotësisht në hapësirën shqiptare. Sikur kanë frikë të deklarojnë se çka ka ndodhur në Tivar?
Nëse nisemi nga këto gjëra, secili popull i Ballkanit e ka një histori më vete. Secili do të thoshte se e ka të vërtetën e vetë. Secili do të paraqiste mosdurim ndaj tjetrit. Unë i përkrahu mendimet moderate si të politikanëve shqiptar, serb, malazez, maqedon etj. Ne duhet t´i mundim nacionalizmat tanë, përndryshe do të zhytemi në luftëra të pëgjakshme. Ne të gjith jemi popuj të vegjël, të vuajtur dhe na duhet paqja e përhershme.
Shqiptarët në Mal të Zi i kanë të gjitha të drejtat e tyre. Ndoshta keni të drejtë se ndjehen të drojtshëm, po kjo është si pasojë e sistemeve represive nëpër të cilat kanë kaluar. Ne po përpiqemi që ata ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Unë kam kontakte si me kryeministrin Rama, po ashtu me Kurtin. Rama po na nxitë për Open Balkkan, po ne jemi duke i analizuar përparësitë dhe deficitet. Kurti është kategorik dhe fuqishëm e kundërshton këtë nismë. Unë e kuptoj sepse ai nuk i beson Serbisë e cila në njerën anë insiston ta paraqes veten paqësore, kurse në anën tjetër paraqet edhe ide hegjemoniste.
Mars – Rover :
Natoja këto ditë u tregua skeptike sa i përket shkëmbimit të informatave me qeverinë e Malit të Zi?
Po premtoj se derisa unë të jem nënkryetar i Malit të Zi, nuk do të lejoj që të keqpërdoret qeveria për qëllime politike në favor të Serbisë dhe Rusisë.
Ose do ta respektojnë pavarësinë e Malit të Zi, ose do ta prishi koalicionin qeveritar. Këtë e kam bërë me dije që nga fillimi. Akuzat e Gjukanoviqit se unë bëra koalicion me partitë proserbe dhe tash jam pro serb nuk qëndrojnë.
Gjukanoviqi ishte një kuadër i korruptuar, prandaj dhe unë dola haptas kundër tij, edhe pse Rama i ftonte shqiptarët që ta votonin atë.
Mars – Rover :
Nuk na treguat se kur do ta korigjoni mbiemrin, në mënyrë që shqiptarët të kenë guxim që edhe ata ta ndërmarrin një hap të tillë ?
Së pari më duhet përvoja politike. Ndoshta si i tillë mund të jap ndihmesë më të madhe. Jemi në shekullin 21, po ne në Ballkan qëndrojmë disa shekuj mbrapa, nëse krahasohemi me EU dhe SHBA.
Ju premtoi se nuk do t´i zhgënjej as shqiptarët.
Intervistë për Mars – Rover