in Lajme Vazhdojnë sulmet ndaj pronave shqiptare në Serbi, thyhen xhamat e furrës “Çollaku” 19 Shtator, 2021, 6:09 pm 1share Dritarja e furrës “Banat -Çolaku”, pronari i së cilës është shqiptar në Bela Crkva, u thye përsëri, një vit pas incidentit të parë të ngjashëm. Sulmi i radhës kundër kësaj furre të shqiptarit ka ndodhur dje, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch, duke u referuar mediave serbe. Shqiptaret edhe i ushqejnë serbët me bukë edhe sulmohen nga ta?! “Kjo po bëhet nga një person i cili tashmë është dënuar dy herë për rrezikimin e sigurisë sime dhe e ka përsëritur këtë tre ose katër herë, dhe ka marrë të gjitha dënimet me kusht, që është një mesazh i qartë se ai mund të vazhdojë ta bëjë këtë,” ka thënë e kolegu i një protali lokal Stefan Cvetkovic për Beta.Vitin e kaluar, pas sulmit, pronari i furrës së bukës e strehoi familjen në një vend të sigurt. Nuk është ky sulmi i parë në Serbi kundër pronave të shqiptarëve. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Caton27.ch sot në Serbi ka mbi 100 furra të shqipatrëve që e mbajnë me bukë qytetarët. Do përkujtuar se nuk kalon muaj pa ndonjë sulm apo provokim të serbëve ndaj shqiptarëve në Serbi, sidomos në Luginën e Preshevës, mjedis ky i banuar kryesisht me shqiptarë etnik, që njihet si popullata me e varfër dhe më e diskriminuar në Evropë. See more Artikulli paraprak Vuçiq uron Ramën për inaugurimin e qeverisë „Rama 3 “ Artikulli i radhës Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla udhëtuan zyrtarisht për në New York Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjenPër të postuar një koment, duhet të jeni i futur.