Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme që ta zbusin tragjedinë e autobusit që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë, ku mbeten të vdekur 10 persona.
Ata kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e të gjallëve dhe të vdekurve në tokën e Kosovës.
Në shenjë falënderimi, disa mërgimtarë janë ndalur dhe kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar policinë dhe mjekët në Kroaci.
“Nje super gjest nga këta “marakli”, të cilët udhëtuan nëpër Kroaci, kanë ndaluar në çdo pikë të policisë dhe ambulancës, i kanë qarrosur me pije dhe kaffe si shej falenderimi ndaj shqiptarve ne fatkeqsinë e autobusit që ndodhi javën e kaluar”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.