in

A kishte hartuar plan Kremlini, që ta sillte Trumpin në pushtet?

Në 2016, elita e aparatit rus të energjisë, sipas Guardian, nisi një operacion për të sjellë Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Një nga dokumentet supozohet të ishte nënshkruar nga Vladimir Putin. Por ekspertët këshillojnë të kihet kujdes.

Vladimir Putin thuhet të ketë urdhëruar një operacion kompleks nga shërbimet e inteligjencës së vendit të tij për të ndihmuar Donald Trump të fitojë zgjedhjet në SHBA me 2016. Presidenti rus miratoi një plan përkatës në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 22 janar 2016 në Kremlin, raporton Guardian . Sipas deklaratave të saj, gazeta ishte në gjendje të shihte dokumente të brendshme që duket se e vërtetojnë këtë. Ajo gjithashtu publikoi fotografi të fragmenteve të shkurtra nga gazetat.

Në takimin e padiskutueshëm që atë ditë, përveç Putinit, morën pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të qeverisë, duke përfshirë Kryeministrin e atëhershëm Dmitry Medvedev, Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shojgu. Krerët e atëhershëm të shërbimeve sekrete SVR dhe FSB gjithashtu morën pjesë në takim. Sipas prezantimit zyrtar, bëhej fjalë për ekonominë dhe Moldavinë.

Sipas Guardian, megjithatë, kishte një temë tjetër në rendin e ditës: Donald Trump, kandidati republikan për president me më shumë perspektivë në atë kohë. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që hyrja e Trump në Shtëpinë e Bardhë do të përforconte dhe përfitonin interesat strategjikë të Moskës: për shkak të “trazirave sociale” të mundshme në SHBA dhe për shkak se pozicioni negociues i presidentit të SHBA me Rusinë do të dobësohej.

Zëdhënësi i Putinit e mohon këtë

Kremlini e mohon me forcë këtë. Ideja që përfaqësuesit e lartë të qeverisë ruse vendosën në një takim për të mbështetur Trump i përket zonës së “trillimeve të këqija”, tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov kur u pyet nga gazeta.

Sidoqoftë, ekspertët e konsultuar nga Guardian besojnë se dokumentet janë të besueshme. Materiali “pasqyron realitetin”, tha eksperti rus i inteligjencës Andrei Soldatov për gazetën. Dokumentet korrespondojnë me procedurat e shërbimeve sekrete të Këshillit të Sigurimit. Kremlini tani po menaxhon operacione të tilla deri në detajet e fundit, thotë Soldatov. “Putini ua bëri të qartë spiunëve të tij më së voni deri në vitin 2015, se asgjë nuk mund të ndodhte pavarësisht pa urdhërin nga ai.”

Sidoqoftë, ekspertë të tjerë këshilluan të kihet kujdes. Dokumentet mund të jenë dezinformim, shkroi në Twitter ish-kreu i agjencisë së sigurisë kibernetike të SHBA, Christopher Krebs. E gjithë ngjarja është thjesht “shumë e përshtatshme”.

Edhe Thomas Rid , një shkencëtar politik në Universitetin Johns Hopkins dhe një ekspert i inteligjencës dhe dezinformimit, ishte skeptik. Raporti i Guardian duhet të trajtohet me shumë kujdes, shkroi ai në Twitter. Arsyet për këtë përfshijnë timinig, formulimin shumë të kujdesshëm të gazetës dhe faktin se, nuk ka asnjë citim nga një përfaqësuesit e qeverisë britanike në lidhje me raportin, madje as në një formë anonimiteti.

Nëse provat e mëtejshme bëhen publike, një rivlerësim mund të jetë i përshtatshëm, tha Rid. Tani për tani, megjithatë, eksperti këshillon të kihet kujdes.

Sipas gazetës, një dekret që Guardian tha se ishte në gjendje të shihte dokumentin “duket se ka nënshkrimin e Putinit” në të. Sipas këtij dokumenti, do të udhëzoheshin tre agjencitë e inteligjencës ruse, të gjenin mënyra për të mbështetur Trump.

Flitet për “incidente të caktuara” që do të kishin ndodhur në të kaluarën gjatë udhëtimit të Trump në Moskë

Një raport i klasifikuar si konfidencial me numrin e skedarit “No 32-04 vd”, pra përmban gjithashtu një profil të shkurtër psikologjik të Trump dhe një vlerësim strategjik, të avantazheve të një presidence Trump për Moskën. Kandidati republikan në atë kohë është kandidati më premtues nga këndvështrimi i Kremlinit, thotë ai. Trump është gjithashtu një “individ impulsiv, i paqëndrueshëm mendërisht dhe i paekuilibruar me një kompleks inferioriteti”, sipas vlerësimit të brendshëm.

Raporti gjithashtu gjeti konfirmimin e dukshëm se shërbimet ruse kishin material potencialisht inkriminues, të ashtuquajturin “kompromis”, në lidhje me Trump. Këto u mblodhën gjatë “vizitave jozyrtare” të mëparshme nga Presidenti i ardhshëm i SHBA në Rusi, citon gazeta nga dokumenti. Prandaj, flitet për “incidente të caktuara” që do të kishin ndodhur gjatë udhëtimeve të Trump në Moskë në të kaluarën. Për detaje, referimi i është bërë një aneksi, që gazeta me sa duket nuk mund ta shihte.

Në këtë pikë, eksperti i dezinformimit Rid ishte veçanërisht skeptik. Kjo “referencë e çuditshme” për “Kompromat” është një arsye për kujdes të veçantë.

Sipas Guardian, pas takimit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Putini me sa duket urdhëroi formimin e një komisioni sekret ndër-departamentesh, për të zbatuar planin në një dekret të mëtejshëm. Përveç Ministrit të Mbrojtjes Schojgu, kryetari, ai duhet të përfshijë gjithashtu shefin e atëhershëm të SVR-së dhe shefin e FSB-së.

Nëse dokumentet do të ishin origjinale, ato do të ofronin një paraqitje të shkurtër të rrallë, të proceseve vendimmarrëse të Kremlinit. Ato gjithashtu do të binin në kundërshtim me përfaqësimin e Kremlinit, i cili kishte mohuar vazhdimisht ndërhyrjen në proceset demokratike të shteteve perëndimore në të kaluarën.

Pasi Trump u zgjodh president i SHBA, agjencitë e inteligjencës amerikane botuan një raport mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016, në të cilin arritën në përfundimin se Putini kishte urdhëruar një “fushatë presidenciale anti-amerikane” në 2016 Fushata kishte për qëllim të dobësonte besimin e qytetarëve amerikanë në procesin demokratik, të dëmtonte Hillary Clinton dhe të ndihmonte Donald Trump.

Gjithashtu prokurori special Robert Mueller paraqiti prova që Rusia kishte ndërhyrë në fushatën zgjedhore masivisht në favor të Trumpit. Sidoqoftë, ai nuk ishte në gjendje të dëshmonte një “bashkëpunim” të synuar ose një “komplot” midis Rusisë dhe kampit Trump.

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

 

Lini një Përgjigje

Viktor Prendi: Gani Kryeziut ishte për krijimin e Shtetit Shqiptar ku të përfshihej Kosova

Me iniciativen e Avnija Havuzit nga Presheva inaugurohet busti i Skënderbeut ne Budapest te Hungarise