Foto: Denion Ndrenika dhe Hirësi Joani (Fatmir Abedin Pelushi), Korçë, 19 shkurt 2021.
Atë Foti Cici
Së pari, sapo mora një mesazh nga Korça:
“Mirembrema! Shkoj ne kishe sot mbasdite ne katedralja korce… dhe kendonin prifterinjte greqisht… Normale eshte kjo??Une si shqiptar s’merrja vesh asgje, çfarë kendonin ata, apo çfarë lutje benin!!Nuk e kuptoj sinqerisht si ka mundesi ne kishat tona, ne vendin tone, ne nje institucion fetar sic eshte kisha, te këndohet greqisht? Nuk e kuptoj… kur dihet qe feja e krishtere kudo ne cdo vend te botes qe ekziston, çdo popull falet ne gjuhen e vet. Ketu tek ne greqisht!Me merziten aq shume sa s’ka me… bej hesap ndeza dhe nje qirri per ata prifterinj, iu luta Zotit: Fali o Zot, se s’dine ç’bejne!” (Mesazh nga I. Xh., 6 mars 2021)
Së dyti, si e justifikojnë shqiptarët statusin e një “patrioti”, me veprimtarinë e hapur antishqiptare në Korçë?
Kjo është e vërtetë për të dy zotërinjtë e fotografuar së bashku muajin e kaluar.
Si mund të shfajësohet sot Denion Ndrenika, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme, por dhe gazetar i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” që nga viti 2007, duke mbuluar Shqipërinë atje, për mbështetjen dhe reklamimin që i ka bërë për shumë vjet greqizimit të Mitropolisë së Korçës, gjithmonë nën hyqmin e “nacionalizmit” të tij, duke parakaluar e duke bërë bujë me mashtrime si “antigrek”?
Lexoni intervistën më poshtë, e sponsorizuar nga vetë Janullatosi, por e marrë nga Denion Ndrenika, për të parë se si punojnë shërbimet e huaja në diasporën shqiptare, madje me ata që besohen nga shumica si “antigrekë”…
Mos u çorientoni nga pyetjet dhe slloganët e dalë boje, por shihni përgjigjet, për të parë se çfarë hapësire reklamimi i bën gazeta “e djathtë” shqiptaro-amerikane “Illyria” greqizimit të komunitetit ortodoks në Shqipëri.
Rrethet shqiptaro-amerikane që janë përzier në çështjet tona kishtare, si nga Vatra, ashtu edhe nga grupime të tjera të errëta në ShBA, jo vetëm që nuk e kanë ndihmuar çështjen kombëtare në KOASh, por e kanë dëmtuar rëndë dhe vazhdojnë të pengojnë ndërgjegjësimin e shqiptarëve ortodoksë.
Përkatësia myslimane e një mitropoliti nuk e shfajëson aktivitetin e tij greqizues në kishat dhe klerin e Korçës.
Mbështetja që i bëhet z. Pelushi nga shteti dhe diaspora shqiptare, vërteton faktin se lobi greko-amerikan vazhdon me sukses të pandalshëm shkombëtarizimin e plotë të komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe në diasporë.