Gani MEHMETAJ
Në Dardani nuk ka fanatikë myslimanë, besimtarë që janë të verbër në fenë e tyre. Në Dardani ka të paguar, mercenarë fetarë, që për para e shesin familjen, kombin e atdheun. Fanatizmi është i panjohur për shqiptarët. Nuk ishin fanatikë as në çështje kombëtare e lërë më në kauzën e islamit që është ideologji e huaj dhe armiqësore ndaj kombit tonë. Ata që shkuan të luftojnë në Siri, shkuan, sepse u shitën me gra e më fëmijë, por nuk shkuan për ndonjë ideal a fanatizëm.
Shqiptarët fetarë janë të paguar, mercenarë, por nuk janë fanatikë islamikë. Ata nuk e japin jetën për fe, por e rrezikojnë jetën për para, duke shpresuar se do të shpëtojnë.
Prandaj janë të gabuara vlerësimet e huaja kur shkruajnë se ka shqiptarë fanatikë islamikë, ndërsa nuk e njohin etnopsikologjinë e shqiptarit. Ata edhe historikisht ishin mercenarë, por nuk ishin fetarë. S’ka shqiptar që e ka dhënë jetën për fenë myslimane, por ka shumë shqiptarë që e kanë dhënë jetën për atdhe.
Në Dardani nuk ka ekzaltime fetare islame. Në Dardani feja myslimane asnjëherë nuk ishte e ndaluar.
Edhe politikanët tonë, pozitë e opozitë pa përjashtim, nuk janë besojnë në asnjë fe. Ia luajnë bishtin islamit jo për votues, sepse me islamë nuk marrin vota, por marrin miliona ero nga shoqatat e ndryshme islamike, nga bizneset me Turqinë e shtete arabe. Kreu i hoxhallarëve janë njerëzit më të pasur në Dardani e në Shqipëri.
Hoxhallarët që dalin në televizion asnjëri nuk është shqiptar, edhe pse shqip flasin, por erdhën me karvanët turke. Ata janë të huaj, prandaj e sulmojnë me aq egërsi kombin tonë.


