Deportuar: Diplomatët çekë dhe familjet e tyre largohen nga ambasada e vendit të tyre në Moskë. © Alexander Nemenov / AFP
Presidenti rus Vladimir Putin tashmë kishte njoftuar një listë të tillë: Tani, me klasifikimin, ai po kufizon punën e ambasadave perëndimore në Moskë.
Burimi: ZEIT ONLINE, dpa, AFP, lu , nga gjermanishtja Sherif Ramabaja
Rusia ka futur SHBA dhe Republikën Çeke – siç kërcënohet – në listën e saj të re të shteteve “jomiqësore”. Shtetet e tjera nuk janë ende në listë.
Klasifikimi shoqërohet me kufizime për misionet diplomatike të të dy vendeve, për shembull punësimin e punonjësve me pasaporta ruse. Prandaj, ambasada Çeke në Moskë lejohet të punësojë maksimumi 19 qytetarë rusë, ambasada amerikane asnjë. Ministria e Jashtme Ruse tashmë i kishte vendosur këto masa ndëshkimore kundër përfaqësimeve të të dy vendeve – gjatë dëbimit të ndërsjellë të diplomatëve.
Mosmarrëveshjet me Republikën Çeke për sulmin ndaj deponisë së municioneve
Mosmarrëveshja për një çështje të inteligjencës midis Republikës Çeke dhe Rusisë u përshkallëzua kohët e fundit. Republika Çeke fajësoi shërbimet e inteligjencës Ruse për shpërthimet në një deponi municionesh në lindje të vendit në 2014 dhe për këtë arsye urdhëroi që të dëbohen disa diplomatë rusë. Qeveria në Moskë mohon të gjitha akuzat. Pas dëbimeve bilaterale të diplomatëve, shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë gjithashtu dëbuan diplomatët rusë për solidaritet me qeverinë në Pragë, dhe qeveritë në Hungari, Poloni dhe Sllovaki që gjithashtu mbështetën Republikën Çeke.
Ministria e Jashtme Çeke dënoi veprimet e Rusisë si “një hap i mëtejshëm drejt përshkallëzimit të marrëdhënieve jo vetëm me Republikën Çeke, por me të gjithë BE”. Rusia zgjodhi “rrugën e konfrontimit”, por ajo po dëmtonte veten. Vendimi ishte plotësisht në kundërshtim me Marrëveshjen e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ajo ka efekte negative në turizëm, tregti dhe kontakte midis qytetarëve të të dy vendeve.
Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel foli gjithashtu për një hap të mëtejshëm në përshkallëzimin që minon marrëdhëniet diplomatike dhe i bëri thirrje Rusisë që t’i përmbahet plotësisht Marrëveshjes së Vjenës. “Përpjekjet për të ndarë BE janë të kota. Solidariteti është i plotë me Republikën Çeke,” shkroi Mishel në Twitter atë mbrëmje.
Marrëdhënie e tensionuar me SHBA
Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë gjithsesi të tensionuara, të dyja palët kanë imponuar sanksione të fundit. Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një kurs më të ashpër, pasi paraardhësi i tij Donald Trump u akuzua se ishte shumë indulgjent ndaj Presidentit rus Vladimir Putin .
Marrëdhëniet po tensionohen, ndër të tjera, nga tensionet në rritje në konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Rusisë me kritikun e burgosur të Putinit Alexej Navalny. Në këtë kontekst, në një intervistë për ABC News në Mars, Biden u përgjigj në mënyrë pozitive në pyetjen nëse ai e konsideronte Putinin si një “vrasës”. Në prill, Shtetet e Bashkuara dëbuan diplomatët rusë dhe lëshuan sanksione – si një ndëshkim, për shembull, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe për sulmet kibernetike.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe kolegu i tij amerikan Antony Blinken kanë planifikuar të takohen javën e ardhshme. Presidenti i SHBA Joe Biden i kishte propozuar një takim samiti në një vend të tretë shefit të Kremlinit Vladimir Putin, përballë tensioneve të konsiderueshme midis dy shteteve. Kremlini nuk ka vendosur ende nëse Rusia do ta pranojë ftesën.
Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë më parë kishte justifikuar ndalimin e punësimit në përfaqësime të huaja, me mëdyshjen e rekrutimeve të mundshëme të qytetarëve rusë, për shërbimet sekrete të vendeve të tjera. Për shumë rusë, puna në ambasadat perëndimore është tërheqëse, sepse ata shpesh fitojnë shumë më shumë para sesa në tregun rus të punës. Në Moskë, shumë ambasada të huaja po punësojnë qytetarë rusë për të ulur kostot.