in

Qeveria e Beogradit dhe qeveria e Prishtinës nuk i dënuan organizatat terroriste Hamas dhe Hezbollah

Terrorin e Hamasit dhe të Hezbollahut nuk e dënuan as partitë  politike shqiptare dhe serbe në Kosovë dhe në Serbi. Serbë e shqiptarë nga Beogradi në Prishtinë janë të një mendimi.

Gani Mehmetaj

Qeveria e Beogradit nuk i dënoi veprimet e organizatës terroriste Hamas dhe Hezbollah. Të njëjtin qëndrim si me koordinim e mbajti edhe qeveria në Prishtinë. Vuçiçi dhe Kurti mendojnë njëjtë. Madje partia jonë në pushtet pati organizatorë në demonstrimin pro palestinez e kundër interesave strategjike të Kosovës. Natyrisht pati edhe mbështetjen e palestinezëve që i përshëndetën demonstruesit antishqiptarë të “Kosovës serbe”.

Të njëjtin qëndrim me pushtetin e Beogradit, dhe më partitë serbe e mbajtën edhe partitë politike shqiptare në Kosovë. Sa turp. Sa qëndrim antishqiptarë dhe kundër interesave të Kosovës. Ku pinë ujë këto parti? Në lumin Sava a në Drin?

Me la pa frymë heshtja e Avdullah Hotit, ish-kryeministër që e nënshkroi marrëveshjen historike me Izraelin, me të cilën do të futet në historinë e shtetit, ndërsa u shushat kur duhej të reagonte  fuqishëm. Kujt i druhet?

Me habiti Enver Hoxhaj, i PDK-së, që është shquar me evropianizim. Por duket është i pafuqishëm përballë islamistëve të egër të PDK-së dhe  eksponentëve të Erdoganit. Me zhgënjeu edhe  Donika Gërvalla, që duket është e brishtë përballë islamistëve të Kurtit.

S’ka se si të kuptohet, as të arsyetohet qëndrimi pro serb i qeverisë dhe i partive politike shqiptare, kur dy aleatët kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropianë, që ishin dhe janë mbështetësitë kryesor të pavarësisë sonë, i dënuan  organizatat terroriste Hamas e Hezbollah.

Interesat e kujt mbron  qeveria dhe partitë politike shqiptare të Kosovës? Interesat e Serbisë? Të Rusisë a të Turqisë?

Lini një Përgjigje

Vlora Çitaku kërkoi nga Kosova që të dënojnë sulmet e organizatës terroriste Hamas dhe Hezbollah

Dhuna trondit Gazën, Izraelit dhe Bregun Perëndimor