in

5 viktima dhe 327 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë testuar gjithsej 3.104, prej të cilave rezultojnë 327 raste pozitive. Ndërkaq, janë raportuar 5 raste të vdekjes nga koronavirusi nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç), njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.

Numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast.

Lini një Përgjigje

100 ditë në detyrë, Biden bëhet gati për fjalimin në kongres

Kurti u prit nga Komisioneri i BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural