in

Kajtazi: Prokuroria dhe Policia janë tërhequr nga hetimet ndaj Insajderit

Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se autoritetet e Kosovës janë tërhequr nga hetimi ndaj këtij mediumi, lidhur me një shkrim  sipas të cilit ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompaninë amerikane Pfizer, për sigurimin e vaksinës anti-Covid. – Por, sipas kryeredaktorit të gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, i cili është edhe autor i shkrimit të publikuar, ajo që është publikuar në gazetë është e saktë dhe “nuk ka të bëjë fare me ndonjë dokument të ndjeshëm e konfidencial të shtetit”.

Sipas këtij shkrimi, të publikuar të premten, më 16 prill, “furnizimi me 500 mijë doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri në shtator”.

“Prokuroria është tërhequr pasi që drejtori i gazetës, Parim Olluri, bashkë më avokatin kanë shkuar në stacion dhe e kanë kërkuar vendimin për hetim, të cilin ata nuk ja kanë dhënë, dhe iu kanë thënë se ‘nuk kemi punë me ju.’ Policisë i është dorëzuar kopja e ligjit për mbrojtjen të burimeve edhe me kaq është kryer”, ka thënë Kajtazi.

Nga ana tjetër, as policia e as prokuroria nuk kanë njoftuar se a kanë përfunduar hetimet lidhur me këtë rast.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar të shtunën se ka autorizuar Policinë e Kosovës në marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndaj gazetës online Insajderi.org.

Gazeta Insajderi, të premten publikoi një shkrim rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, si dhe korrespondencën ne mes të ministrit të Shëndetësisë dhe zyrtarëve tjerë, me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer.

Në tekstin e publikuar thuhet se ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me Pfizer, dhe se për pasojë është shtyrë furnizimi me vaksina nga kjo kompani.

Këtë e ka demantuar vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se “lajmi i publikuar në gazetë është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”

“Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe e sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie”, ka thënë Vitia në një konferencë me gazetarë të premten në mbrëmje.

Në të njëjtën kohë, Vitia i ka bërë thirrje prokurorisë të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces, që e ka konsideruar jetik për qytetarët.

Vetë prokuroria në një njoftim të shtunën ka thënë se “Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore”.

Por, sipas kryeredaktorit të gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, i cili është edhe autor i shkrimit të publikuar, ajo që është publikuar në gazetë është e saktë dhe “nuk ka të bëjë fare me ndonjë dokument të ndjeshëm e konfidencial të shtetit”.

Lini një Përgjigje

Yjet botërore kërkojnë ndihmë për Navalnyn

Dokumente: “Ali Pashë Tepelena përdorte si spiunë klerikët ortodoksë grekë”