in

Nuk do t'i ndërtohet përkujtimore Sulltan Mehmetit-vrasësit të shqiptarëve

Ekspertët e arkeologjisë dhe të historisë, që ishin kritikë ndaj kulturocidit të organizatës rrënimtare TIKA,  e pritën mirë anulimin e projektit turk.  -Sipas projektit turk monumenti do të shndërrohej në përkujtimore pushtimit turk. 

Arkeologu Haxhi Mehmetaj kishte thënë se projekti ishte një prej ndërmarrjeve më skandaloze. Vendimi që t’i ndërtohet emërtimi vërtet është skandaloz. Do të thotë po i ngrihet muze Mehmet Pushtuesit, pasi ‘Fatih’ do të thotë pushtues, gjakpirësit më të madh të shqiptarëve. Nuk ka vrarë as Milosheviqi shqiptarë sa ka vrarë Mehmet Fatihu, kishte thënë Mehmetaj pas publikimit të fotografive të projektit, në portale e televizione të Kosovës . Ai paralajmëroi se me këtë logjikë nuk është çudi që nesër edhe serbët të kërkojnë që kisha në oborrin e Universitetit të Prishtinës të shndërrohet në muze të Milosheviqit. Ndërkaq, pas anulimit të projektit nga Komisioni i Ministrisë së Kulturës  për Koha vizion tha se nuk duhet të lejohen organizatat e huaja që të tjetërsojë trashëgiminë tonë kulturore, Ai mendon se agjencisë turke TIKA nuk duhet t’i lejohet që të restaurojë asnjë monument. 

Sipas Mehmetajt ajo agjenci ka bërë kultorocid në monumente kur ka punuar në të kaluarën. Pastaj tenderët duhet të largohen nga trashëgimia kulturore, pasi zakonisht ata i marrin njerëzit joprofesionistë dhe e tjetërsojnë monumentet.

 Sipas historianit Enver Rexha, nuk ka logjikë që monumenti i Kosovës të tjetërsohet deri në atë shkallë sa të jetë “Muze i Hamamit të Pushtuesit”. Ai ishte kategorikë se kjo është e papranueshme për shteti tonë.

Enver Rexha tha se vendimi i MKRS-së është shumë i mirë dhe duhet të përshëndetet.  

      

Lini një Përgjigje

Asnjë shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike

Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit