in

SHBA-ja kërkon që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Richard Mills, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të rifillojnë dialogun në Bruksel për përmbylljen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Po ashtu SHBA kërkon nga dy shtetet që të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

“ShBA mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tanimë me qeverinë e re të Kosovës, ne mirëpresim planet e përfaqësuesit special të BE-së që të rifillojë dialogu në një të afërme të afërt. Është arritur progres nga palët edhe pse mund të mos shihet aty në raportet e këtij mëngjesi, por këto kanë kontribuar në përmirësim e jetës të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi. Ngjashëm zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia në SHBA në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar themelin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit dhe normalizimit. Ne besojmë që ka shumë bazë të mirë dhe ka shumë pak kohë për të humbur. Kështu që SHBA inkurajojnë të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara dhe t’i qasen rifillimit të dialogut në mënyrë pragmatike dhe produktive, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit“, tha përfaqësuesi i SHBA-së, Mills.

SHBA përgëzon popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ndërsa presin bashkëpunim nga liderët institucionalë.

“ShBA presin që të bashkëpunojnë ngushtë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës në shumë prioritete tona të përbashkëta, duke përfshirë edhe zbatimin e reformave për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeveri, luftimit të korrupsionit, nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.

SHBA edhe njëherë i rikujton UNMIK-ut se roli i tij në Kosovë është përmbushur dhe se tashmë është koha që të përmbyllet misioni i tij.

Ndërsa përgëzon Kosovën dhe Izraelin për arritjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

SHBA rithekson qëndrimin e vet që UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij fillestar tashmë dhe duhet të ecë drejt përmbylljes. Ne ftojmë anëtarët, kolegët tanë që ti thënë një fund UNMIK-ut, që t’i japin një rol me relevant Kombeve të Bashkuara dhe të lënë Kosovën që të përmbush potencialin e vet. Përgëzoj Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe SHBA-ja pret një thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve”, përfundoi Richard Mills.

Lini një Përgjigje

Edhe Britania e Madhe kërkon rishikimin e rolit të UNMIK-ut

Kosnett: Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë të domosdoshme për investimet