in

Policia e Kosovës në krye të detyrës për zbatimin e masave anti-COVID

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”, ka bërë të ditur policia e rajonit të Prishtinas përmes një njoftimi.

Në kuadër të mekanizmave shtetëror për zbatimin e masave antiCovid që ka marr Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës është institucioni me përgjegjësinë më të madhe për zbatimin e këtyre masave në terren./GB

Lini një Përgjigje

Të dyshuarve për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Incident me armë zjarri në një shkollë të mesme në Tenesi (SHBA)