in

Goditet kandidati për deputet i Vetëvendosjes në Mirditë

33 qytetarë të zonës dhe aktivistë janë ndaluar nga policia, pas protestës për lumin Thirrë në Mirditë. Por protestuesve të arrestuar që janë banorë dhe aktivistë të Vetvëndosjes u është bërë presion të nënshkruajne deklarata ku pranojnë akuza te paverteta.

Nga ana tjetër, protestuesit nuk i kanë nënshkruar deklaratat, që u ka vënë para policia, por në të njëjtën kohë nuk janë lejuar të takojnë avokatët. Po ashtu, mësohet se vajzave aktiviste të ndaluara u është bërë presion për të nënshkruar deklarata të gatshme, pa praninë e avokatit, ndërsa një efektiv ka goditur më herët me brryl në fytyrë kandidatin Iliaz Shehu.

Për tre aktivistë policia ka nisur procedurat e arrestimit, por pa i lejuar të takohen me avokatët, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e konsideron këtë një presion të pastër politik. Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Prapavija e deklaratës së ambasadorit rus në Tiranë

Nga Ekuadori në Shqipëri/ Linja “e nxehtë” e trafikut të kokainës