in

Murati: Do të mbulojmë qiratë dhe pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë për media, shkruan Indeksonline.

Murati tha se Ministria e Financave ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtoreve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër Covid-19.

“Nuk është vendim për të shpenzuar mjete shtesë, por marrë parasysh situatën ekonomike, ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë sepse jetët e njerëzve janë të rëndësishme.

Kemi bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet. Masat për të mbështetur bizneset që preken nga vendimi.

Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim.

Sa i përket masave që do të merren, pra bizneset që preken në shërbimin e operimit, ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i kemi siguruar mbështetje këtyre sektorëve, do të mbështeten qiratë fikse dhe pagat e punëtorëve dhe se shumë shpjet do të dalim me masa konkrete, shumë shpejtë do të dalim në takim me këta sektorë, andaj për çdo sektor do të bëhet dizajnimi specifik”./IO

 

Lini një Përgjigje

Një vizitë e panevojshme

Vitia: Po punojmë pa ndërprerë në sigurimin e sa më shumë vaksinave