in

Lirohet nga detyra zv.ministri Qazim Rahmani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zëvendësministri Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.

Në vend të z. Qazim Rahmani, Kryeministri Kurti e ka emëruar z. Resul Makreshi.

Lini një Përgjigje

Presidentja Osmani takoi kryeministrin Kurti dhe anëtarët e qeverisë

Klasat I-V nga e hëna në shkolla, nivelet e tjera online