in

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur

Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur.

Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin;

• E. H, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë;

A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati dhe atë e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje.

Lini një Përgjigje

Osmani bëri homazhe te varri i ish-presidentit Rugova dhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz

Ministrja Haxhiu priti Havollin e Agjencisë Kundër Korrupsionit