in

Kurti: Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës

Ambasadorja Butel e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe për përmbylljen me sukses të procesit të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Republikës së Francës, Emannuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar.

Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, tha kryeministri Kurti.

Ambasadorja franceze dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren edhe për vështirësitë në sigurimin e vaksinave dhe shprehu shpresën që partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë.

Në takim u bisedua edhe për projektet dhe marrëveshjet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë dhe për të ardhmen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Lini një Përgjigje

Bekim Jashari e uron Kryeministrin Kurti

Osmani bëri homazhe te varri i ish-presidentit Rugova dhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz