in

Bekim Jashari e uron Kryeministrin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, bashkë me humanistin, Halil Kastrati.

Kryetari Jashari uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës si dhe për ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari Jashari shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit duke vënë në rend të parë interesin shtetëror.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Jashari për urimet dhe riktheksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe lokal.

Kreu i ekzekutivit bashkë me të parin e komunës biseduan mes tjerash edhe për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Lini një Përgjigje

Prokuroria Speciale, në rastin “Call center”, sekuestron dhe ngrin 2.389.750 euro

Kurti: Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës