in

Kurti priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek. Kryeministri Kurti falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset e ndërlidhura me integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ai çmoi lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë edhe në kuadër të grupit të Vishegradit, si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.

Ambasadori Bílek u interesua rreth situatës me pandeminë dhe tha se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë drejtim. Ambasadori çek tha se Çekia, si kryesuese e ardhshme e BE-së, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor.

Lini një Përgjigje

Lumezi dhe Ministrja Haxhiu diskutojnë për bashkëpunimin ndërinstitucional

8 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19