Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri derisa ka dalë prej objektit të kuvendit ka thënë para mediave se PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit.
“Partia Demokratike e Kosovës tashmë i ka të qarta qëndrimet e saj për këtë seancë”, tha ai.
Ndërkohë që pritet të filloj seanca për zgjedhjen e presidentit.
Më herët shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pozita duhet të vijë me një kandidat tjetër për president
“Opozita nuk i ka votat ta zgjedhë presidentin, prandaj presim që mazhoranca të vij më një figurë që ka përkrahjen e opozitës. Nuk është koha të shkojmë në zgjedhje në kohën kur po kemi keqësim me situatën pandemike” ka thënë Tahiri.


