Mazhoranca parlamentare nesër do të tentojë ta zgjedhë presidenten Kandidat për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Mësohet se nesër do të thirret seancë me qëllim të zgjedhjes së presidentes.
Dicka të tillë ka thënë edhe Haxhi Avdyli. Sipas tij, nesër do të votohet Vjosa Osmani për presidente.
E a do të zgjidhet, sipas Avdylit, ka shumë pak mundësi. “Mundësia është shumë e madhe që të dështojë zgjedhja e Osmanit”, ka thënë Avdyli për T7.
Sonte gjithashtu është propozuar që të votohet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Dicka e tillë është komentuar negativisht gjatë ditës nga analistë dhe shoqëria civile. Kjo për shkak se ligji i tillë do duhej të bëhej në koordinim me opozitën dhe shoqërinë civile.
Opozita ka kundërshtuar kategorikisht këtë iniciativë. Hoxhaj i PDK-së ka thënë se me këtë veprim Kurti po tenton ta ngulfatë shtetin. Ndërsa Abdixhiku i LDK-së tha se Kurti po e shantazhin opozitën.
Madje, i pari i LDK-së bëri thirrje që kjo iniciativë të tërhiqet, përndryshe sipas tij, Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje.


