in

Së paku 36 të vdekur në Tajvan në trenin që doli nga binarët

Të paktën 36 persona vdiqën pasi një tren doli nga binarët në një tunel në pjesën lindore të Tajvanit në ditën e parë të një periudhe festash, bënë të ditur autoritetet. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në ishull në dekadat e fundit.

Treni “408 Taroko Express” ishte duke transportuar rreth 350 persona, kur doli nga binarët të premten në mëngjes në tunelin “Qingshui” në rajonin Huaelien”, njoftoi Ministria e Transportit.

Sipas kësaj ministrie, 36 persona nuk patën shenja jete, ndërsa 44 të tjerë janë dërguar në spital me lëndime. Shumica e viktimave ishin në dy vagonët e fundit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Dhjetëra punëtorë të ekipeve të kërkim-shpëtimit, zjarrfikës dhe vetura ushtarake u dërguan në vendin e ngjarjes, ndërsa operacioni po vazhdon edhe pasdite.

Lini një Përgjigje

Rrëfimi i të shpërngulurit nga Toplica

“Kam paguar ryshfet në spital”/ Rama kërcënon gazetarin: Ti duhesh arrestuar