Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë t’i bëjë opozitë qeverisë së Kurtit, megjithatë jo atë që dikur e bënin bashkë me Kurtin.
Haradinaj ka një përgjigje pse nuk do të ndodhë ajo formë e opozitës. I pari i AAK’së tha se është plakur.
“Ne do të krijojmë funksionin e opozitës, por jo atë që dikur kemi bë bashkë. Tash ndoshta edhe unë jam plakur, sepse edhe ai është plakur, ka ndryshuar shumë. Edhe pse si aktivistë politikë, jetëgjatësinë e kemi të ngjashme”, është shprehur Haradinaj në t7.
Tutje, ai tha pranoi fitoren e VV-së dhe tha aktualisht po koncentrohet që me këtë fitore të Kurtit t’i sjellin edhe ndonjë fitore vendit.
“Nuk dëshirojmë që t’i ndodhin humbje Kosovës. VV-ja ka fituar, por të shohim nëse me këtë fitore mund t’i sjellim edhe ndonjë fitore Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë që për këtë fitore të VV-së, Haradinaj tha se “Është e logjikshme me besu që ato të gjitha ato vota janë të VV-së”.


