in

Në Kodrën e Trimave do të ndërtohet biblioteka

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot vendosën gurthemelin për ndërtimin e qendrës kulturore për të rinj-Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave. Kjo Bibliotekë do t’i përmbushë të gjitha nevojat për nxënësit e shkollave të asaj lagjeje dhe më gjerë. Investimet në lagjet e Komunës së Prishtinës mundohen të jenë gjithpërfshirëse, pa dallime dhe të përmbushura me të gjitha nevojat e duhura.

Por prindërit u shprehën të pakënaqur lidhur me hyrjen e pasme të shkollës “Hilmi Rakovica”, që u mbyll nga e enjtja për shkak se aty u bë vendpunishte. Kjo derë që sipas qytetarëve shfrytëzohej më së shumti nga nxënësit u mbyll për shkak se Komuna e Prishtinës aty po ndërton Qendër Kulturore dhe Bibliotekë.

Lagjja “Kodra e Trimave”, sipas drejtuesve komunalë, pati shumë nevojë për një projekt të këtillë.

Për këtë arsye, Këshilli i Prindërve të shkollës u pajtua që këto 150 ditë sa do të zgjasin punimet fëmijët të kalojnë nga hyrja kryesore ani se ajo i bie më larg.

Kryetari Shpend Ahmeti, që e vuri gur themelin e këtij objekti, tha se do ta trajtojë kërkesën e banorëve të kësaj lagje veçse kurrsesi të rrezikohet jeta e tyre, meqë do t’iu bie të kalojnë andej nga do të ketë kamionë e mjete të rënda pune.

Qendra Kulturore i ka kushtuar mbi 400 mijë euro Komunës së Prishtinës.

Lini një Përgjigje

KFOR-i në shërbim të sigurisë së Kosovës dhe asaj rajonale

Qeveria nuk lejon autostradë serbe në veri