in

Jusuf Thaçi: A po heq dorë VV-ja nga identiteti i vet?

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila u emërua ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se shef i grupit parlamentar duhet të jetë dikush nga deputetët që përfaqëson më së miri aspektet themelore identitare të subjektit politik parlamentar.

Tutje Thaçi ka pyetur se cili është mesazhi i VV-së nëse e emëron Kusari-Lilën e cila nuk është as anëtare e kësaj partie dhe e cila ka mospërputhje për gjëra themelore me këtë parti.

Ai tha se me një emërim të tillë VV-ja ose po heq dorë nga identiteti i vet ose nuk ka asnjë deputet tjetër të aftë që e përfaqëson më mirë Lëvizjen Vetëvendosje.

Lini një Përgjigje

Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit të vitit 1999, forcat serbe vranë 60 shqiptarë

“The Times of Israel”: Donika Gërvalla, çështja e ambasadës në Jerusalem është punë e kryer