in

Arrestohet M.A. për krime lufte në masakrën e Izbicës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë.I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.

Lini një Përgjigje

Norvegjia mbështet institucionet e Kosovës

Arrestohen tetë persona për mashtrim dhe krimit të organizuar