in

Bum infektimesh në Maqedoninë e Veriut/ 33 viktima dhe mbi 1200 të infektuar në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3948 teste të realizuara, 1272 persona kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu raportojnë se 33 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 3749.

Ditën e sotme janë regjistruar 868 pacientë të cilët e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.

Lini një Përgjigje

Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, me kushte

Organizonin rrëmbime fiktive si anëtarë të ISIS, pranga 2 shqiptarëve në Itali